6 janari/ Dita e 'Ujit të Bekuar', një 16 vjeçar gjen kryqin për herë të 2 në Berat 

6 Janari kremtohet në qytetin e Beratit si një ditē e shënuar. Ceremonia  e kësaj dite të shenjtë, si çdo vit edhe sot filloi herët në mëngjes në Kishën e Shën Dhimitrit në qendër të qytetit, ku pasi u kryen të gjitha ritet fetare si: leximi i ungjillit, mesha dhe këndimi i ujit të bekuar, prifti  i Beratit, Imzot Asti, me kryqin në dorë dhe nën tingullin e këmbanave të Kishës, përshkoi pedonalen e qytetit dhe i'u drejtua lumit Osum, për të hedhur kryqin,simbolin e kësaj feste.

7 të rinj nga lagjia "Goricë" e qytetit të Beratit edhe pse temperaturat kanë qenë të ulëta dhe lumi tepër i rëmbyeshëm, janë hedhur në ujin e ftohtë për të kapur kryqin. Kryqi u kap nga 16 vjèçari Konstandin Boçi për të dytin vit radhazi. 

Si çdo vit, për të riun që kap Kryqin e Ujit të Bekuar, Kisha dhe Mitropolia i dhurojnë në shenjë simbolike një shumë lekësh, ndërkohë që i riu shoqëruar nga djemt e tjerë me kryqin në dorë shkon në çdo shtëpi të lagjeve: "Goricë", "Mangalem" e "Kala", banorët e të cilave dorovisin kryqin e bekuar që mban në dorë.

Pas hedhjes së kryqit, të gjithë besimtarët e krishterë beratas, i drejtohen sërish Kishës së "Shën Dhimitrit", për të mbushur enët me ujë të bekuar, të cilin e marrin në shtëpi dhe e mbajnë për gjithë vitin, pasi ky ujë për ta shërben për të shëruar shpirtrat dhe trupin dhe pihet sa herë kur ata janë të sëmurë.

Ujin e mbajn një vit dhe ai nuk mer erë ndërsa e përdorin duke spërkatur shtëpinë ose dhe vet pjestarët e familjes kjo pasi sipas tyre sjell mbarësi. Pas një viti ky ujë zbrazet dhe mbushet sërisht me ujin e pastër po të datës gjashtë Janar.


Lajmi kryesor:

Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë


S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Makina del nga rruga në aksin Peshkëpi-Vlorë, plagosen shoferi kinez dhe pasagjerja 61-vjeçare

Makina del nga rruga në aksin Peshkëpi-Vlorë, plagosen shoferi kinez dhe pasagjerja 61-vjeçare