6 Janari kremtohet në qytetin e Beratit si një ditē e shënuar. Ceremonia e kësaj dite të shenjtë, si çdo vit edhe sot filloi herët në mëngjes në Kishën e Shën Dhimitrit në qendër të qytetit, ku pasi u kryen të gjitha ritet fetare si: leximi i ungjillit, mesha dhe këndimi i ujit të bekuar, prifti i Beratit, Imzot Asti, me kryqin në dorë dhe nën tingullin e këmbanave të Kishës, përshkoi pedonalen e qytetit dhe i'u drejtua lumit Osum, për të hedhur kryqin,simbolin e kësaj feste.
7 të rinj nga lagjia "Goricë" e qytetit të Beratit edhe pse temperaturat kanë qenë të ulëta dhe lumi tepër i rëmbyeshëm, janë hedhur në ujin e ftohtë për të kapur kryqin. Kryqi u kap nga 16 vjèçari Konstandin Boçi për të dytin vit radhazi.
Si çdo vit, për të riun që kap Kryqin e Ujit të Bekuar, Kisha dhe Mitropolia i dhurojnë në shenjë simbolike një shumë lekësh, ndërkohë që i riu shoqëruar nga djemt e tjerë me kryqin në dorë shkon në çdo shtëpi të lagjeve: "Goricë", "Mangalem" e "Kala", banorët e të cilave dorovisin kryqin e bekuar që mban në dorë.
Pas hedhjes së kryqit, të gjithë besimtarët e krishterë beratas, i drejtohen sërish Kishës së "Shën Dhimitrit", për të mbushur enët me ujë të bekuar, të cilin e marrin në shtëpi dhe e mbajnë për gjithë vitin, pasi ky ujë për ta shërben për të shëruar shpirtrat dhe trupin dhe pihet sa herë kur ata janë të sëmurë.
Ujin e mbajn një vit dhe ai nuk mer erë ndërsa e përdorin duke spërkatur shtëpinë ose dhe vet pjestarët e familjes kjo pasi sipas tyre sjell mbarësi. Pas një viti ky ujë zbrazet dhe mbushet sërisht me ujin e pastër po të datës gjashtë Janar.
Lajmi kryesor:
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75%
-
Normal
19.6%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2706
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Dyshime për drogë, makina e funeralit i nënshtrohet kontrollit në Portin e Vlorës
7 Janar, 21:23
-
Makina del nga rruga në aksin Peshkëpi-Vlorë, plagosen shoferi kinez dhe pasagjerja 61-vjeçare
7 Janar, 20:55
-
Lushnjë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, babë e bir transportohen në spital (EMRAT+VIDEO)
7 Janar, 17:30
-
Shqipëria preket nga gripi i pulave! Veterineri: Virusi 'H5N1' nga rosat e egra rrezikon të përhapet në pulari dhe shpendët e oborrit
7 Janar, 15:55
-
Fier/ Drogë, aksident, përndjekje dhe dhunë në familje, 8 persona nën hetim
7 Janar, 15:26
-
Atentati i dështuar me breshëri kallashi ndaj dy shokëve në Berat, arrestohet bashkëpunëtori i vëllezërve autorë
7 Janar, 12:20
-
Italia kërkon ekstradimin e kokave të klanit ‘Farruku’, 2 vëllezërit vetëdorëzohen në polici, Gjykata e Durrësit u cakton 'arrest shtëpie'
7 Janar, 11:46
-
Durrës, i kërkuar për vjedhje në një banesë, në pranga 36 vjeçari! Vodhi para e bizhuteri pasi sanitarja i siguroi kopjen e çelësit
7 Janar, 11:39
-
”Bild” jehonë Shqipërisë, në krye të destinacioneve për vitin 2025
7 Janar, 10:44
-
Vlorë/ 1 vit nga ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit në ballkonin e banesës së tij, ngjarja ende pa autor
7 Janar, 10:06
-
Apeli e dënoi me 2.8 vite burg, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj nga arratia dërgon rekurs në Gjykatën e Lartë
7 Janar, 09:51
-
Vlorë/ U gjetën shpendë të ngordhur në plazhin e vjetër dy ditë më parë, analizat rezultojnë pozitive për gripin e shpendëve
7 Janar, 09:14