6 marsi/ PS mbyll fushatën në Dibër, Gjiknuri: Zhvillimi s'vjen me bravën e anti-bravën! Balluku: Do mbështesim projekte të mëdha! Rrahim Spahiu: Do i rikthejmë Dibrës shpresën

PS ka mbyllur sot në Dibër fushatën për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, që do të zhvillohen në 6 bashki në vend. Teka kërkoi votën për kandidatin socialist, Rahim Spahiu, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri tha se zhvillimi i zonës nuk mund të vijë me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën. Ai u shpreh se PS mbajti premtimin për Rrugën e Arbrit dhe se qëllimi i tyre është që ta çojnë deri në Peshkopi.

"Premtuam që do e bënim Rrugën e Arbrit dhe u bë realitet falë votës suaj. Rruga nuk do përfundojë me kaq, jeni para një testi, ta vazhdojmë deri në Peshkopi atë rrugë. Me kë do vazhdojë me bravën dhe anti-bravën, apo me Rrahimin tuaj? Ai është një qytetar që do e bëjë detyrën vetë, pa i ndenjur njeri mbi kokë dhe ai i ka dhënë provat që ka ditur ta administrojë pushtetin e tij shumë mirë. Që projektet në Dibër të vazhdojnë, vota për Rrahimin duhet të jetë masive", tha ai.

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku premtoi se qeveria do të mbështesë shumë projekte për zhvillimin e Dibrës.

"Vota për Rahim Spahiun është votë për veten tuaj. Rahimi ka një edukatë pune dhe një sedër që nuk do ta prishë karrigia siç ndodh shpesh me atë që zgjidhen në pozicione të tilla. Nuk ka kaluar një ditë që unë të mos dëgjoj fjalë të mira për Rahimin këto ditë që kam qenë në Dibër", u shpreh Ministrja.

Spahiu i premtoi dibranëve se do t'i rikthejë shpresën Dibrës dhe se do të punojë për zhvillimin ekonomik të zonës dhe sektorin e bujqësisë.

"Rruga e Arbrit një projekt që sot është realitet. Tani jemi 2 orë larg kryeqytetit ndërsa në pak muaj distanca do shkurtohet edhe më shumë. Është një nga rrugët më të bukur anë vend që do ndihmojë edhe me turizmin në vend. Është radha jonë të tregojmë se i kemi të gjitha ato vlera që do e çojnë dhe më përpara vendin tonë. Ju garantoj se për mua kreu i bashkisë së Dibrës nuk do jetë post drejtues por detyrë për t'ju shërbyer sa më mirë Dibër sonë, zhvillimit ekonomik të zonës dhe ngritjes së sektorit bujqësorë. Do të hapim një faqe të re në zhvillimin e Dibrës. Do i rikthejmë Dibrës shpresën se Europën mund ta bëjmë këtu, pa patur nevojë t'i çojmë fëmijët në emigracion", deklaroi ai.

Të dielën do të zhvillohen zgjedhjet vendore në 6 bashki, përkatësisht në Dibër, Shkodër, Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë dhe Durrës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen