6 muaj protesta për pronat, banorët e Bërxullës para zyrave të Hipotekës: 1 javë afat të na japin zgjidhje ose s'do kenë shansin të hyjnë në zyra

Pas më shumë se 6 muajsh protesta e bllokim të rrugës që të lidh me aeroportin e Rinasit, banorët e fshatit Bërxullë janë zhvendosur tek zyrat e hipotekës. Ata i lënë 1 javë afat që t’i japin zgjidhje problemit të pronave. Në të kundërt paralajmërojnë se do të pengojnë punonjësit e Hipotekës të hyjnë në zyra dhe s’do të lejojnë punimet për aksin Thumanë-Kashar.

“Pse duhet të zvarritem prej kaq kohësh? Këta banorë vijnë për të drejtën e tyre. I bëj thirrje drejtorit të Hipotekës, nëndrejtorit dhe Dallëndyshe Bicit që të bëjnë zhbllokimin e pronave dhe t’i jepet sa më parë një zgjidhje. Kërkojmë urgjentisht edhe nga kryeministri që atë VKM e 2016 ta zhdukë sa më parë. Kosto është dëmi psikologjik si dhe dëmi ekonomik se nuk mbjellim dot ngaqë nesër do na i prishin. Nuk na jepet asnjë përgjigje për vlerën e pronës, nuk na jepet përgjigje për akomodimin e këtyre banorëve. Protesta jonë do fillojë 24 orëshe dhe s’do e kenë shansin të hyjnë nëpër zyra. Deri të martën tjetër kanë afat.

“Këtu po bëhet masakër. Deputetët të bllokojnë nesër foltoren dhe të na japin zgjidhje. Ne jemi popull i thjeshtë, vëmë ultimatum me dokumentacion që të gëzojmë të drejtën tonë”, tha një tjetër banor”, thanë banorët.

Një tjetër banor thoshte se aksi Thumanë-Kashar do ketë fatin e Kalasë së Shkodrës në rast se nuk ulen për negociata me banorët. Teksa vijoi me kërcënimet se do të shkojnë drejt vetëflijimit, banori tha se durimi po soset. Në thirrjet e tyre nuk ndalet kërkesa që qeveria të reagojë.

“Edhe ministres së linjës dhe zotit kryeministër, të mblidhet kabineti qeveritar dhe të vendoset drejtësi mbi këta banorë. Zona e Bërxullit nuk është tokë arë, por zonë industriale”, tha protestuesi.

Banorët nuk kanë kursyer ironinë për qeverinë përmes një modifikimi të himnit të Flamurit.

“Nga gjyqi veç ai largohet që s’ka në xhep asnjë cent. Kush është burrë nuk frikësohet, por e derdh lekun pa kursim. Megjithatë mos u ankoni se çdo problem një zgjidhje ka, nëse një çështje do ta fitoni nuk kanë pse t’ju dhimbsen disa para.

Muzika-Populli; Orkestroi-Këshilli i Lartë i Drejtësisë; Këndon: Kori i Konferencës gjyqësore; Dirigjent: Dhimi Kondi; Sponsor: Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Orkesta përbëhet nga:

Presidenti-Fyell me një vrimë; Prokurori i përgjithshëm – Bori partizane; Ministri i Brendshëm-Daulle; Avokati i Popullit- Dajre; Ministri i Drejtësisë-S’ka vegël fare.

Banorët protestojnë duke kundërshtuar ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar, sepse sipas tyre prona nuk po vlerësohet sa duhet dhe mbi të gjitha nuk kanë dijeni se çfarë projekti do të zbatohet në terren, pasi nuk është bërë asgjë publike. Sipas banorëve kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:50
Banorët e Bërxullës modifikojnë himnin e Flamurit: Kush është burrë s'frikësohet, e derdh lekun pa kursim! Avokati i Popullit ‘dajre’ e Ministri i Brendshëm ‘daulle’

 

Banorët e Bërxullës që protestojnë prej më shumë se 6 muajsh për pronat e tyre nuk kanë kursyer ironinë për qeverinë përmes një modifikimi të himnit të Flamurit.

“Nga gjyqi veç ai largohet që s’ka në xhep asnjë cent. Kush është burrë nuk frikësohet, por e derdh lekun pa kursim. Megjithatë mos u ankoni se çdo problem një zgjidhje ka, nëse një çështje do ta fitoni nuk kanë pse t’ju dhimbsen disa para.

Muzika-Populli; Orkestroi-Këshilli i Lartë i Drejtësisë; Këndon: Kori i Konferencës gjyqësore; Dirigjent: Dhimi Kondi; Sponsor: Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Orkesta përbëhet nga:

Presidenti-Fyell me një vrimë; Prokurori i përgjithshëm – Bori partizane; Ministri i Brendshëm-Daulle; Avokati i Popullit- Dajre; Ministri i Drejtësisë-S’ka vegël fare."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emri: 29/03/2023 14:23

    keta te shkretet tamam qe jetojne ne nje univers tjeter. shpejt a vone do e godasin realitetin kjo ehste e sigurt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë