6-mujori i parë-Leku u dobësua ndaj dollarit, i qëndrueshëm me euron

/ATSH-E,Xhajanka/- Gjashtë mujori i parë 2015 shënoi dobësim të monedhës vendase Lek në terma nominalë dhe realë, ndaj monedhës amerikane. Ndërsa me euron, leku ka qenë i qëndrueshëm, i mbështetur nga efekti sezonal (të ardhura nga emigrantët) dhe ngushtimi i deficitit tregtar.
Sipas BSH-së, në nivel vjetor, monedha vendase është mbiçmuar me rreth 0.3% ndaj monedhës evropiane dhe është nënçmuar rreth 23% ndaj dollarit amerikan.
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2015, kursi mesatar i këmbimit lekë/ euro rezultoi 140.4, në rënie të lehtë nga një gjashtëmujor më parë, ndërsa ai lekë/usd rezulton125.9 nga 108.6 në gjashtëmujorin 2014.
Në të njëjtën periudhë, kursi nominal efektiv i këmbimit u rrit në terma mesatarë, duke shprehur një nënçmim të lekut me rreth 3.1% në terma vjetorë. Në terma realë (REER), monedha vendase u nënçmua mesatarisht me 1.7% në bazë vjetore, duke reflektuar ndryshimin e normave të inflacionit me vendet e Eurozonës,bën të ditur Banka Qendrore.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit