Gjatë kësaj periudhe eksportet u rritën me 27.7% , krahasuar me 6-mujorin e parë 2014, ndërsa niveli i importeve është rritur me 4.7%, referuar të njëjtës periudhë. Sipas statistikave, eksportet bujqësore përbëjnë vetëm 17.3 % të volumit tregtar, nga 14.7% që përbënte në 6-mujorin e parë të vitit 2014. Ndërsa importet përbëjnë 82.7%.
Gjithashtu, për periudhën në fjalë është përmirësuar raporti import/eksport nga 5.8:1 në 6-mujorin e parë 2014) në 4.8:1 në 6-mujorin e parë 2015.
Për periudhën në fjalë rritjen më të konsiderueshme ka patur sektori i bujqësisë me rreth 53%. Grupi i produkteve, që ka patur rritjen më të madhe dhe që ka ndikuar në rritjen e eksporteve për sektorin e bujqësisë, është grupi i perimeve me një rritje me 125% dhe peshën kryesore e zë eksporti i domateve me një rritje prej rreth 148%.