6 të dyshuar janë arrestuar për plagosjen e ish-lojtarit të baseballit, David Ortiz

6 të dyshuar janë arrestuar për plagosjen e ish-lojtarit të baseballit, David Ortiz

6 persona janë arrestuar nga policia e Santo Domingos për plagosjen e ish-lojtarit të baseballit David Ortiz, pjesë e skuadrës së Red Sox. Ai u godit me një plumb në shpinë pranë një klubi nate të mbushur me njerëz.

Autoritetet vendase bëjnë të ditur së mes të arrestuarve është edhe personi që qëlloi mbi Ortiz. Ende mbeten të paqarta shkaqet e këtij sulmi.

Në një konferencë për shtyp, drejtori i policisë kombëtare, Ney Aldrin Bautista Almonte foli për një tentativë vrasje duke thënë se personi që e ka qëlluar ka marrë në këmbin 7800 dollarë.

Ortiz njihet si nga figurat më të dashura të baseballit në Republikën Domenikane. Në Boston ai njihet si “Big Papi”.

Skuadra e Red Sox ka fituar 3 botërore ndërsa ai ka qënë për 10 herë një All-Star duke realizuar 451 home run.

Pas largimit nga sporti, në nder të tij skuadra hoqi bluzën me numrin 34. Gjithashtu bëjmë me dije se një urë në Boston ka marrë emrin e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje