6 turistë kosovarë bllokohen në malin e Jezercës, ja momenti i shpëtimit nga helikopteri i FA-së (Video)

Momente të papërsëritshme janë ato kur Forcat e Armatosura shqiptare shpëtojnë me helikopter 6 kosovarë të bllokuar në malin e Jezercës. Operacioni nga ajri nisi rreth orës 19:00 dhe pak minuta më parë turistët u morën nga zona ku ishin bllokuar dhe u dërguan shëndoshë e mirë në Theth.

Pamjet e mrekullueshme gjatë operacionit të shpëtimit nuk kemi rastin t'i shikojmë përditë. Kur njëri nga anëtarët zbret poshtë me nixhin elektrik për të mbërritur në tokë. Me anë të kësaj videoje shikohet qartë se si forcat e FA-së rrezikojnë në çdo moment jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Operacioni i Forcës Ajrore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit përfundoi me sukses.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania