60 mijë euro, telefona, laptop e dokumente, çfarë u gjet pas kontrollit të banesave të dy zyrtarëve të arrestuar në Kosovë

60 mijë euro, telefona, laptop e dokumente, çfarë u gjet pas kontrollit të banesave të dy zyrtarëve të arrestuar në Kosovë

Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj

Plot 60 mijë euro, telefona, laptopa, USB dhe dokumente tjera janë sekuestruar në banesat e dy zyrtarëve të Kosovës të arrestuar më 14 korrik për akuzën e “keqpërdorim të detyrës zyrtare"

Dje policia Prokuroria Speciale e Kosovës arrestoi Faruk Mujkën, kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidro-ekonomike “Ibër-Lepenci dhe ish-drejtorin për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Mitrovicës, Hysen Muzliukaj. 

Arrestimit të Mujkës dhe Muzliukaj i parapriu një bastisje në banesat e tyre.

Detajet e operacionit janë dhënë nga Policisë së Kosovës.

Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe banesat e të dyshuarve si prova materiale janë konfiskuar: 60.000 euro, 2 telefona, tre laptopë , një USB dhe dokumente tjera të ndryshme lidhur me rastin” thuhet në njoftim

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale atyre u është shqiptuar masa e paraburgimit për 48 orë, njoftoi ajo.

Në fillim të këtij muaji, ndaj dy të dyshuarve ishte ngritur kallëzim për “keqpërdorim të detyrës apo autoritet zyrtar” me kohën sa të dyshuarit ishin pjesë e udhëheqjes në Komunën e Mitrovicës së Jugut më 2021.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 15/07/2023 11:20

    Paraqiteshin si engjuj keta te VV-CES dhe tani po ju del era, edhe pse me nje kosto shum te larte per kosoven ne fund ka nje gje te mire, se shqiptaret po e kuptojne se çfar pjell macja gjuan minj, dhe askush si qenefi i quajtur VV-c nuk i ka kryer detyrat e serbise me mir se keta horra, para se te merrnin pushtetin kryeqenefja mender presednike osmanka akuzoni ish presidentin Thaqi se deshi tja jep serbise veriun e kosoves per luginen e Presheves, kurse ajo dhe allbin kurrci n'a dolen shpetimtar te veriut qe ne fakt luginea e Presheves jo qe u harrua por as qe u permend kurre tash e tre vjet riokupim te kosoves nga serbia me serbosllav te cilet çdo dit e me shum po rikthejne serbine ne kosove, veriu defakto u krijua shtet mbi shtet fale dyshes osmanka e kurrci i cili per te kaleruar ka hipur ne kuaj me dyekembe siq jan ahmak konjufca e magar bysllimi, dhe sikur nuk mjaftoj kjo n'a "zbuluan" dy hajna ate far mujken e muzliagen te cilet pas disa ditesh do shpallen te pafajshem dhe do shperblehen me dekret nga zedhensja pe llajqakut dhe vuqiqit mender presednike osmanka, ketu do jemi e do shofim se e gjithe kjo afer eshte ber per ta larguar vemendjen nga afera kusari & radojqiq dhe ajo se ndodhi ne kuvend e veqmas nga magar bysllimi ani zevendeskryeminister dhe kryetar i dellegacionit te rikthimit te kosoves nen serbi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Turi në diasporë, Rama: Mezi pres të takohem me shqiptarët e Greqisë

Turi në diasporë, Rama: Mezi pres të takohem me shqiptarët e Greqisë