60 mijë raste të reja Covid në SHBA! Presidenti Trump: Vaksinën do ta kemi shumë shpejt

60 mijë raste të reja Covid në SHBA! Presidenti Trump: Vaksinën do ta kemi shumë shpejt

Rritja e numrit të personave të infektuar në Shtetet e Bashkuara, e cila është prej kohësh epiqendra botërore e pandemisë, ka vazhduar në mënyrë të qëndrueshme: Në 24 orët e fundit në vend u raportuan rreth 60 000 persona të identifikuar pozitiv me infeksionin e Covid-19.

Gjithashtu pati edhe 1592 viktima, shifër që është më e larta e raportuar gjatë dy muajve të fundit dhe që e ka rritur në më shumë se 148 mijë numrin e përgjithshëm të atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë që shpërtheu fillimisht në Wuhan, në Kinë.

Ndërkohë mbi 1.32 milion njerëz janë shpallur të shëruar nga koronavirusi.

Trump optimist: Së shpejti do të kemi vaksinën, ne do ta mundim virusin

"Ne do ta mundim virusin. Së shpejti do kemi vaksinën dhe SHBA-ja është e gatshme të prodhojë 500 milion doza".

Kështu u shpreh Presidenti amerikan Donald Trump  gjatë konferencës për shtyp për Covid-19 në Shtëpinë e Bardhë.

Manjati gjithashtu sinjalizoi një prirje rënëse të infeksioneve në shumë zona të vendit, si në Kaliforni, Arizona dhe Teksas.  Presidenti tha gjithashtu se ishte i kënaqur me popullaritetin e fituar nga imunologu Anthony Fauci: Ai punon për administratën time dhe është më popullor se unë. Gjithsesi në situatën Covid ai është zëri im.

Trump më pas përsëriti se ai e konsideronte Hydroxychloroquine si efektive, një ilaç që disa ekspertë e konsiderojnë si toksik dhe të dëmshëm: Shumë besojnë se është i suksesshëm, të tjerët jo. Unë mendoj se është një çështje politike. Unë e mora atë për 14 ditë dhe ja ku jam".


Lajmi kryesor:

Në Itali regjistrohen 7 viktima dhe 289 pozitivë Covid! Bota në pragun e 17 milionë rasteve të infeksionit…1600 vdekje në SHBA në 24 orët e fundit


  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin