60 vite në OKB, ministri Bushati 
 "Shqipëria kontribut të çmuar"

60 vite në OKB, ministri Bushati <br /> 
Tiranë - Prej 60 vitesh Shqipëria është pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke shënuar kështu 6 dekada të suksesshme në këtë organizëm shumë të rëndësishëm.

Në nder të këtij përvjetori, Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Agjencitë e OKB-së në Shqipëri, kanë përkutjuar 60 vjetorin e anëtarësimit duke e cilësuar kontributin e saj si shumë të rëndësishëm, sakohë që vendi merr pjesë në misione të ndryshme të OKB0-së në vende të ndryshme.

okb

Ministri Bushati është shprehur se: “Nëse do të kërkonim një element apo një fill që lidh 6 dekadat e pranisë sonë në OKB, përtej sistemeve e ideologjive, ai është qëndrimi i pandryshuar i shtetit shqiptar në favor të paqes e sigurisë. Është pjesë e ADN-së sonë si komb, për të qenë në harmoni e në paqe me të tjerët” ka thënë Bushati.

Bushati ka shtuar se, vendi ka kontribuar me trupa ushtarake dhe policore në Misionet e OKB-së. Ai shtoi se, Shqipëria mbetet e angazhuar në mënyrën më aktive të mundshme në mbështetje të reformës së ndihmës për zhvillim nëpërmjet zbatimit të modelit.

okb

Koordinatori i OKB-së në Shqipëri Brian Williams shprehu vlerësimin për kontributin e rëndësishëm qe ka dhënë Shqipëria në organizatë, e cila ndonëse një vend i vogël, ka dëshmuar të jetë një zë i fortë dhe një aktor aktiv në promovimin e paqes dhe sigurisë në botë, por edhe në reformimin e sistemit të OKB-së, për çka Shqipëria ka arsye të ndjehet krenare.


okb
Në aktivitet merrnin pjesë përfaqësues të OKB-së në Shqipëri, trupit diplomatik, institucioneve shqiptare, shoqërisë civile dhe medias. Agjencitë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në vendin tonë kanë dhënë një kontribut të çmuar në përballimin e sfidave ekonomike dhe sociale si dhe në zbatimin e shumë prej politikave dhe sektorëve publikë në vend.

Në përfundimin të aktivitetit, u dha çmimi për fituesin e konkursit të realizuar nga Qendra e Ekselencës pranë MPJ-së për esenë me temë: “Të drejtat e njeriut parë nga sytë e të rinjve”.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit