70 vjeçari përplaset nga makina në Vlorë! Dërgohet në gjendje të rëndë në spital, policia shoqëron drejtuesin e mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë ku një makinë tip ‘ford’ ka përplasur një 70 vjeçar i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Transballkanike në momentin që 70 vjeçari ka qenë duke kaluar me biçikletë është përplasur nga makina. Kalimtarët janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë deri në mbërritjen e ambulancës.

"Rreth orës 12:00, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, në vendin e quajtur “Ish-agjencia e vjetër”, shtetasi M. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin K. V., rreth 70 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Për shkak të dëmtimeve të marra, 70-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve"-thuhet në njoftimin e policisë. 

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariatin e Vlorës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?