60 vjet BE,kreu i PE:Kinën e SHBA
i përballojmë vetëm të bashkua

60 vjet BE,kreu i PE:Kinën e SHBA<br />i përballojmë vetëm të bashkua
ROME-Sot Bashkimi Evropian shënon 60 vjet nga nënshkrimi i Traktateve të Romës, hapi i parë drejt krijimit të një Evrope të bashkuar.

Drejtuesit e Bashkimit Evropian rinovuan sot në Romë angazhimin e tyre evropian , në një deklaratë solemne, 60 vjet pas nënshkrimit të traktatit themelues të Unionit në qytetin e përjetshëm.

Nën duartrokitje, secili prej 27 presidentëve dhe kryeministrave si dhe drejtuesve të institucioneve evropiane kanë nënshkruar “Deklaratën e Romës” në Kapitole, në të njëjtën sallë të Orazit dhe Kuriazit ku u nënshkrua traktati historik më 25 mars 1957.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, nënshkroi “Deklaratën e Romës” me stilolapsin origjinal.

E njëjta penë si ajo e përdorur nga përfaqësuesi i Luksemburgut 60 vjet më parë”, nënvizoi ai.

Ka nënshkrime që zgjasin”, shtoi Juncker, i cili u duartrokit gjatë.

Para nënshkrimit, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk u kërkoi 27 vendeve të Bashkimit Evropian të dëshmojnë sot se ata janë drejtuesit e Evropës.

Që prej lindjes së Komuniteteve Evropiane në vitin 1957, Bashkimi Europian ka rezultuar projekti më i suksesshëm i paqes në histori.
 
BE ka pasur 7 zgjerime ku tanimë ka 27 vende pjesëmarrëse.

Në fjalën e tij Presidenti i Parlamentit Europian Antonio Tajani tha se europianët duhet të jenë të bashkuar për të përballuar sfidat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinën.
  
“Në këtë sallë 60 vite më parë  ka filluar aventura jonë e madhe. Kemi luftuar bashkë për një botë më të hapur. Duhet të jemi krenarë për trashëgiminë që na kanë lënë baballarët tanë, për këtë familje që kemi. Nuk duhet të harrojmë kostot që do të kishte po të mos kishim këtë Europë. Janë bërë shumë gabime dhe duhet shumë për ta plotësuar unionin, nuk mund të rinisim nëse nuk e afrojmë Europën te njerëzit. Shqetësimet janë gjithnjë te të rinjtë që nuk kanë një vend pune dhe tek ata që kërcënohen nga terrorizimi. Duhet një Europë e fakteve. Nuk duhet që sot të kemi vetëm një përkujtim teorik. Monedhës së përbashkët duhet ti korrespondojë një politikë monetare të përbashkët. Duhet të riaktivizojmë projektin e mbrojtjes së përbashkët, sfidat me SHBA dhe Kikën përballen vetëm duke u bashkuar. Sot është një ditë feste dhe krenarie por të gjitha këto sfida nuk do mund të fitohen nëse nuk do të kemi disa vlera që do t’i kemi si pika referimi. Roma nuk është një qytet, nuk është perandoria. Roma është identitet, Roma janë lugjet tona, Roma është historia jonë, Roma janë besimet tona të ndryshme fetare që bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Edhe ne kur të na pyesin fëmijët se çfarë është Europa ne duhet të përgjigjemi Europa është një ideal i madh”, është shprehur Tajani.
 
Në fjalën e tij kryeministri italian Gentiloni theksoi se në qendër të BE janë vlerat e përbashkëta.
  
“Duhet një Europë pa ndarjet absurde veri-jug, lindje-perëndim, duhet tu japim besim banorëve tanë”, tha ai.

Polonia, që kishte këcënuar se nuk do ta nënshkruante “Deklaratën e Romës” për shkak të mosmarrëveshjeve mbi konceptin e Evropës me shumë shpejtësi, ka miratuar dokumentin pa ndryshime.

Ceremonia përfundoi me një foto të madhe familjare të drejtuesve evropianë në sheshin e Kapitole, pikturuar nga Michel-Ange.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë