60 vjet komunizëm, Raul Castro paralajmëron kubanët: Bëhuni gati, SHBA po rikthen luftën
Raul Castro dhe presidenti kuban Miguel Diaz-Canel
KUBË- Ish- presidenti i Kubës, Raul Castro ka akuzuar SHBA-të se po rikthejnë politikën e vjetër të konfrontimit mes dy vendeve.
Raul Castro, vëllai i Fidel ka folur gjatë 60 vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste në Kubë, pranë varrit të vëllait të tij Fidel Castro, cili ndërroi jetë më 2016. Vëllezërit Castro kanë udhëhequr Kubën nga viti 1959 deri një vit më parë, kur Raul Castro i dorëzoi presidencën Miguel Diaz-Canel.
Castro i ka paralajmëruar kubanët të përgatiten për çdo skenar të mundshëm për të mbrojtur pavarësinë sepse revolucioni ‘nuk ka moshë’.
"Edhe një herë, qeveria amerikane është jetë në rrugë për t'u konfrontuar me Kubën dhe për të paraqitur vendin tonë paqësor dhe gjithëpërfshirës si një kërcënim për rajonin", tha Castro, i veshur me uniformën e tij ushtarake, në një ceremoni të mbajtur pranë varrit të Fidelit.
"Edhe një herë, ata duan ta bëjnë Kubën fajtore për të gjitha të këqijat e rajonit. Unë përsëris vullnetin tonë për të bashkëjetuar në një mënyrë të civilizuar pavarësisht dallimeve tona, në një marrëdhënie paqeje, respektimi dhe përfitim reciprok me Shtetet e Bashkuara "
Gjithashtu Castro ka akuzuar ekstremin e djathtë kuban me seli në Florida duke thënë:
‘’Ata kanë konfiskuar diplomacinë e SHBA-ve kundrejt Kubës’’
Kuba dhe SHBA-të njihen për marrëdhëniet e tyre të tensionuara dhe të ftohta fill pas ndërprerjes së tyre nga ish- lideri komunist Fidel Castro në vitin 1960, i cili qeverisi Kubën për 46 vite.
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
45.9%
-
E gabuar
46.8%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 959
Lajme të tjera
-
Teksas, rritet vala e emigrantëve që hyjnë në mënyrë të paligjshme në SHBA
22 Shtator, 15:33
-
SHBA minimizon mosmarrëveshjet mes Polonisë dhe Ukrainës
22 Shtator, 15:31
-
SHBA minimizon mosmarrëveshjet mes Polonisë dhe Ukrainës
22 Shtator, 09:33
-
Akuzat e Kurtit për Lajçak, Escobar: I shqetësuar për mesazhet që vijnë nga Prishtina, nuk shoh njëanshmëri
22 Shtator, 08:10
-
SHBA/ Autobusi me studentë bie në humnerë, 1 viktimë dhe 40 të plagosur
21 Shtator, 22:59
-
Zelensky: Kisha bisedime konstruktive me ligjvënësit amerikanë
21 Shtator, 22:39
-
VIDEO/ U bë gati t’i shtrëngonte dorën, Biden largohet nga foltorja pa përshëndetur Presidentin brazilian
21 Shtator, 22:06
-
Yuri Kim takohet me Ramën në New York: E kënaqur të shihja kryeministrin shqiptar në drejtimin e debatit në KS
21 Shtator, 21:22
-
SHBA, përplasjet brenda republikanëve rrezikojnë mbylljen e qeverisë
21 Shtator, 21:21
-
Biden do dërgojë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore në Ukrainë
21 Shtator, 20:30
-
'Mos u angazhoni me non grata', Sula: Qëndrimi i ambasadës i saktë, por ne s’jemi mbledhur rreth Berishës! Qëllimi, një opozitë funksionale
21 Shtator, 19:42
-
Veliaj takohet me kryebashkiakun e Nju Jorkut: Kënaqësi të shohësh se si ka lulëzuar komuniteti shqiptar
21 Shtator, 18:51