60- vjetori i traktatit të Romës
blindohet kryeqyteti italian

60- vjetori i traktatit të Romës<br />blindohet kryeqyteti italian
Blindohet kryeqyteti Italian pasi këtë të shtunë në Romë do të jenë të pranishëm shumë krerë të shteteve evropiane për të kujtuar 60 vjetorin e traktatit të Romës ku më 25 mars 1957, 6 shtete evropaine nënshkruan traktatin themelues të Evropës politike dhe ekonomike.
 
Masa të tilla janë ndërmarrë duke patur paraysh alarmin në të cilët ndodhet kontinenti pas sulmeve terroriste.
 
Mediat italiane raportojnë se qyteti është blinduar nga rreth 5000 agjentë, janë vendosur me qindra kamera, është ndaluar qarkullimi i kamionëve si dhe janë mbyllur tre stacionet e metrove dhe hapësira ajrore.
 
Autoritetet ndërkohë po mbikëqyrin edhe rrjetet sociale.
 
“Principi kryesor është liria për të manifestuar me limite opinionet, dhe aspak me dhunë”, shprehet ministri i brendshëm italian Marco Minniti.
 
Pak para festimeve ministri shton se nuk duhet anashkaluar asgjë duke iu referuar kërcënimit terrorist. 

Sipas tij prioritet është kontrolli i territorit. Nën masa të forta sigurie është edhe Milano pasi do të vizitohet nga Papa Françesku i cili do të flasë para 700 mijë besimtarëve.



Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës