60-vjetori i Traktatit të Romës
Schlein: BE në krizën të rëndë

60-vjetori i Traktatit të Romës<br />Schlein: BE në krizën të rëndë
60 vjetori i Traktatit të Romës, ka mbledhur së bashku ambasadorin italian Alberto Cutillio, deputeten e Bashkimit Europian, Elly Schlein si dhe ambasadorë të tjerë të akredituar në vend dhe studentë të shkencave politike.

Situata e Bashkimit Europian është gjykuar nga të pranishmit, si më kritikja dhe në krizën më të madhe që BE ka pasur.
 
"Europa, sot pas 60 vitesh nga themelimi i saj është e paparashikueshme dhe në krizën më të madhe".

Kështu është përkufizuar situata e Bashkimit Europian nga deputetja e PE Elly Schlein, në takimin e organizuar nga ambasada italiane, me pjesëmarrjen e ambasadorit italian, Alberto Cutilio, dhe Instituti shqiptar për Studime Ndërkombëtare, përballë trupës diplomatike në akredituar në vendin tonë si dhe studentëve të Shkencave Politike.
 
Schlein u shpreh se Europa është rruga e shumë qytetarëve të Europës, dhe që ka nevojë të ecë përpara ashtu si ka qenë edhe vizioni i themelueseve.
 
"Jemi ndoshta në krizën më të rëndë që kur Bashkimi Europian është krijuar. Javën e kaluar isha në Romë, isha në rrugë bashkë me qytetarë të tjerë europianë të shqetësuar por me vullnetin për t'i lëshuar një sinjal të qartë qeverive europiane, se duhet të bëjmë përpara drejt krijimit të një federatë europiane.
 
Është evidente që Bashkimi Europian që kemi sot nuk është ajo që imagjinoi Altero Spinelli, Ursula Irshman, Da Rosi.
 
Ajo sot duhet të ishte një Europë me më tepër mundësi e të drejta për brezat e ardhshëm. Jo siç ndodh fatkeqësisht sot
", tha ajo.
 
Majlinda Bregu: BE e ka “bezdi” zgjerimin
Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Europian është shprehur se Bashkimi Europian e ka “bezdi” të zgjerojë kufijtë dhe të pranojë vende të tjera.
 
Në 60 vjetorin e traktatit të Romës, e cila lindi Bashkimin Europian, si një dëshirë të shprehur të Çurçillit, sot sërish një kryeministre angleze ka refuzuar të marrë pjesë në takimin e Romës.
 
Sipas të pranishmëve në takim, kjo shpreh edhe një nga krizat më të forta që Bashkimi Europian ka. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve