Operacioni i kapjes së 613 kg kokainë u transmetua edhe në mediat botërore. Ato e cilësojnë Shqipërinë si një udhëkryq për trafikimin e mariuanës dhe kokainës.
Tabliodët botërore si Daily Mail, New York Times, The Sun raportojnë situaten aktuale të operacionit kundër lëndëve narkotike duke iu referuar të dhënave të konferencës për shtyp të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut.
daily mail
(Postimi i DailyMail referuar operacionit të policisë shqiptare për kapjen e 613 kg kokainë)

DailyMail shkruan për operacionin “Last Snow” për kokainën që u gjet në paketa të vogla në një kontenier që vinte me banane nga Kolumbia. Prestigjiozja raporton se shuma e parashikuar nga shitja e drogës do të kishte nje përfitim rreth 180 milione euro.

e.gj/Shqiptarja.com