Kontrolli është kryer në terminalin e kontenierëve në portin e Durrësit ndërsa ReportTv ka mësuar se prokuroria e krimeve të rënda ka zgjeruar hetimet për të arrestuarit dhe personat e dyshuar sit ë përfshirë në këtë trafik.
Si masë paraprake pas sekuestros së kontenierit, kamionit, lëndës narkotike akuza ka kërkuar dhe sekuestro preventive mbi asetet dhe pasurisë së kompanisë “Arbri Garde” për të mos u tjetërsuar. Kjo kompani sipas të dhënave në qendrën kombëtare të bizneseve figuron e krijuar në vitin 2012 ndërsa në hetimin paraprak të bilanceve të saj sipas hetuesve nuk justifikohet rritja e kapitalit me aktivitetin real të saj në treg.
Ndërkohë dy të arrestuarit Donaldo Lushaj në rolin e menaxherit të “Arbri Garden” dhe Armando Pezaku vazhdojnë të mbajnë qëndrim mohues në lidhje me dijeninë e tyre për kokainën. Në arrati vazhdon të jetë pronari i saj Arbri Cekaj i cili ka mohuar se ka lidhje me kokainën e gjetur në kontenierin që për llogari të tij nga Kolumbia në Durrës solli ngarkesën me banane.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO










