Policia dhe dogana Italiane nuk mundën dot të zbulonin praninë e kokainës në kontenierin e fimrës ‘’Arbri Garden” dhe pse e kontrolluan atë për disa orë rresht para se të vinte në destinacionin final Shqipëri.
Agjentët doganorë dhe policia italiane kanë kontrolluar nëse fillimisht malli banane ishte në brendësi të kontenierit siç ishte përshkruar në faturën e lëshuar nga autoritetet kolumbiane.
Kontrolli fizik ka nisur me heqjen e plumbçit të doganës kolumbiane dhe më pas kontrollin e kutive me banane.
Pasi italianët kanë verifikuar se në kutitë e bananeve s’kishte asnjë send të ndaluar, ata s’kanë kryer një kontroll me skaner por kanë lëshuar urdhërin e daljes nga Livorno drejt Maltës të kontenierit duke ndryshuar më pas dhe plumbçin.
Në Maltë kontenieri s’është kontrolluar pasi ka udhëtuar traznit pa zbarkuar në port por me destinacion Durrësin ku dhe mbërriti mesditën e 19 shkurtit 2018.
s.k/Shqiptarja.com

VIDEO










