613 kg kokainë, në sitë pasuria e
pronarit të Arbri-Garden Arbër Çekaj

613 kg kokainë, në sitë pasuria e<br />pronarit të Arbri-Garden Arbër Çekaj<br>
Prokuroria e Krimeve të Rënda nis në terren verifikimin e pasurisë për Donaldo Lushaj, Armando Pezakun dhe Arbri Çekajn pronarin e kompanisë “Arbri Garden” në kontenierin e të cilit u zbuluan 613 kg kokainë.

Burime nga akuza sqaruan për Report Tv se u është kërkuar informacion bankave, agjensive të transfertave të parave dhe hipotekave në lidhje me pasuritë dhe llogaritë e veprimet bankare të tre të proceduarve. 

kokaina
(613 kg kokaine e gjetur në kapanonin e Arbri-Garden)

Për Çekajn po ashtu është kërkuar ndihma e Interpol dhe Europol për ta arrestuar pasi prej datës 24 shkurt 2017ai rezulton se ndodhet jashtë shqipërisë.

Këta shtetas po hetohen për trafik ndërkombëtar narkotikësh pasi dyshohet se janë të përfshirë në ngarkesën prej 613 kg kokainë të mbërritur nga kolumbia në kontenierin e bananeve dhe sekuestruar më 27 shkrut 2018 me operacionin “Last Snow”. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana