Policia ka ushtruar kontrolle në ambientet e "Arbi-Garden", dhe është arrestuar administratori i kësaj kompanie, Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë si dhe shoferi që mori ngarkesën në portin e Durrësit, Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës. Ndërkohë është shpallur në kërkim pronari i kompanisë, Arbër Çekaj.
Sipas ekstraktit të QKR, kompania "Arbri-Garden" me qendër në Maminas, me pronar Arbër Çekaj, është regjistruar në datën 3 maj 2012. Aktiviteti i saj është import-eksport, prodhim dhe tregtim i artikujve të ndryshëm, ndërsa deklaron se ka një kapital prej 20 milionë lekë.

Arbër Çekaj pronari i kompanise Arber Garden



(Ekstrakti i QKR pėr Arbi-Garden)
Ngarkesa prej 613 kg kokainë është nisur nga Kolumbia. Kontenieri fillimisht ka mbërritur në një port të Italisë tranzit. Pas ndalesës në Itali, kontenieri është ankoruar në një traget me destinacion Maltën nga Malta ka mbërritur në Portin e Durrësit, në Shqipëri në datën 19 shkurt. Pasi ka qëndruar mbi një javë në portin e Durrësit, mëngjesin e sotëm kompania Arbri-Garden ka vendosu të tërheqë ngarkesën. Një kamion i kompanisë me targa DR 1938 E, me drejtues Armando Pezakun, ka shkuar të marrë kontenierin.
Kamioni është ndjekur deri në magazinat e kompanisë, ndërsa më pas është bërë edhe ndërhyrja nga antidroga. 
(Shoferi kamionit Armando Pezaku foto e bërë në portin e Durrësit)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com











