KALABRI - Një tjetër operacion policor antimafia është zvilluar edhe në jug të Italisë që ka përfunduar me 65 arrestime, duke përfshirë edhe mjekë, avokatë dhe sipërmarrës në qytetin Lamezia Terme. Nën hetim është vënë edhe senatorit Piero Aiello i qendrës së djathtë së ish-kryeministrit Silvio Berluskoni.
Bashkë me të arrestuarit, policia sekuestroi edhe asete me vlerë 200 milionë euro të pesë biznesmenëve të dyshuar për përfshirje me klanin Giampa të lidhur me “Ndrangheta”-n. Klani Giampa, nëpërmjet mashtrimeve me sigurimet, financonte blerjen e armëve dhe drogës dhe mafian. Gjithashtu, policia hetoi edhe vrasjet e prokurorëve të angazhuar në luftën ndaj klanit në 2005-2011.
'Ndrageta” është mafia më e fuqishme e Italisë dhe i ka zënë vendin tashmë “Cosa Nostra”-s në Sicili. 'Ndrageta” operon në të gjithë Evropën dhe ka lidhje me kartelet e drogës kolumbiane.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com