Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 659 raste të reja me koronavirus nga 3,136 testime të kryera. Fatkeqësisht 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.
Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Vlora 55 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 78 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 87 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Sakaq, 1,549 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit ndërsa në të gjithë vendin janë 13,608 raste aktive me COVID.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 362 në Tiranë, 25 në Vlorë, 22 në Fier, 20 në Shkodër, 19 në Durrës, Lushnje, 18 në Elbasan, 17 në Kamëz, 15 në Sarandë, 9 në Vorë, Gjirokstër, 8 në Mallakastër, 7 Delvinë, 6 në Vau Dejës, Lezhë, Kuçovë, 5 në Tepelenë, Devoll, Cërrik, 4 në Mirditë, Krujë, Patos, Memaliaj, 3 Malësi e Madhe, Kukë, Kurbin, Kavajë, Dibër, Himar, Pogradec, Dimal, Poliçan, 2 në Fushë Arrëz, Tropojë, Shijak, Dropull, Përmet, Korçë, Berat, Skrapar, Belsh, Librazhd, Prrenjas,1 në Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Finiq, Maliq.
Statistika (06 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 659
Të shëruar në 24 orë 1,549
Të shtruar në spitale 152
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3,136
Testime totale 1,693,375
Raste pozitive 264,624
Raste të shëruara 247,636
Raste Aktive 13,608
Humbje jete 3,380
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 5,227
Fier 1,673
Shkodër 1,358
Vlorë 1,066
Elbasan 865
Gjirokastër 827
Berat 733
Lezhë 534
Korçë 498
Durrës 422
Kukës 277
Dibër 128