Përfaqësues të shoqatave atdhetare si “Fronti Kombëtar Shqiptar” dhe “Identiteti e Bashkimi Kombëtar”, kanë protestuar afër vendit ku ndodhet aktualisht monumenti i 5 Heronjve të Vigut dhe kanë kërkuar rikthimin e tij në qendër të qytetit të Shkodrës. Në janar të vitit 2009 monumenti i Heronjve të Vigut u spostua nga sheshi në qendër të qytetit, ku ka qenë i vendosur që në vitin 1982 dhe u vendos në cepin e djathtë të Varrezave të Dëshmorëve.
Protestuesit kanë vendosur 5 flamuj kombëtarë pranë 5 herojve të derdhur në bronz dhe kanë rrethuar po me flamuj vendin përreth si dhe kanë protestuar duke mbajtur në dorë pankarta.
67-vjetori i çlirimit të vendit por dhe i Shkodrës edhe këtë vit është festuar ndarazi nga politika në këtë qytet.
/Shqiptarja.com