Në të 69-n ditë para kryeministrisë, protestuesit përsëritën thirrjet për arrestimin e kryeministrit Rama, teksa e rikthyen vëmendjen edhe te deputetja Belinda Balluku.

“Rama në burg, Belinda në burg! Mos ta harrojmë Belinda Ballukun!”, thirri aktivisti Edison Lika.

Një protestuese kërkoi që mos të preken Zvërneci e Rrjolli dhe i ftoi të pranishmit të këndonin refrenin për të cilin kryeministri tha se “e frymëzon.”

“Rama mos ta prekë Vlorën, Zvërnecin, Rrjollin, asnjë copë toke, por të largohet me skaf e të shkojë ku të dojë, mos të kthehet më në Shqipëri! Ai kishte qejf këngën e tij, do t’ia këndojmë këngën, Rama, jepe dorëheqjen!”, tha protestuesja.

Pjesëmarrja shënoi një rritje të lehtë krahasuar me një ditë më parë, por sërish larg numrave të shumtë të javëve të para.