Supersfida e javës së 23 të Premier League mes Manchester United dhe Everton ka prodhuar 6 gola, por asnjë fitues, pasi 90 minutat u mbyllën 3-3. Deri në fundin e pjesës së parë u krijua përshtypja e një fitoreje të pastër të United pasi udhëhiqte 2-0 falë golit të Cavanit dhe perlës së Bruno Fernandes, por në pjesën e dytë Everon barazoi me Doucuore dhe James Rodriguez.
‘Djajtë’ gjetën forcën të merrnin sërish epërsinë me McTomeny, por një gol Leëin në minutën e 5 shtesë anulloi festën e vendasve. Një barazim që djeg mundësinë për t’u afruar me City-n kryesues, që sot ka superpërballjen me Liverpool.
Ndërkohë në Seria A Napoli ka zhgënjyer sërish pasi është mposhtur 2-1 nga Genoa. Një humbje që mund të jetë përcaktuese për shkarkimin e Gatusso-s, pasi Napoli renditet në vendin e pestë me 37 pikë, 10 më pak se Interi kryesues.
Më herët Juventus fitoi pastër 2-0 në supersfidën e javës me Romën. Në ‘Allianz Stadium’ fillimisht zhbllokoi Cristiano Ronaldo, ndërsa vulosi një autogol i Ibanez.
Në La Liga Real Madrid ia ka dalë me shumë vështirësi të rikthehet te fitoret. ‘Galaktikët’ përmbysën me shifrat 1-2 Huesca-n falë dopietës së qendërmbrojtësit Varane.