7 arsye pse partnerja juaj
NUK do të bëjë seks me ju

7 arsye pse partnerja juaj<br />NUK do të bëjë seks me ju
Kur bashkëshortja juaj nuk dëshiron të bëjë seks me ju, atëherë natyrshëm lind pyetja: “Mbase nuk i interesoj më?”

“Por mos nxitoni në konkluzione ose të hiqni dorë nga jeta juaj seksuale”, thotë Tammy Neleson, seksologe dhe autore e librit “Getting the Sex You Ëant”. “Ju mund të reshtni së kërkuari marrëdhënie seksuale nga frika e refuzimit, por nëse doni që të ketë sërish shkëndija mes jush, atëherë është rradha juaj për të provuar”, u shpreh Neleson për HuffPost. Më poshtë keni të listuara disa nga arsyet emocionale dhe fizike pse partnerja juaj ju është larguar dhe çfarë mund të bëni për të rritur intimitetin mes jush.

1. Është e pakënaqur me marrëdhënien tuaj

Për shumë femra, dëshira seksuale lidhet me mënyrën sesi ato ndihen për lidhjen. Nëse ajo është e mërzitur me ju, ose e pakënaqur me martesën, atëherë seksi është gjëja e fundit që i shkon ndërmend. Pyeteni se çfarë e shqetëson, mbase nuk po e ndihmoni mjaftueshëm me punët e shtëpisë, po tregoni mungesë respekti, ose nuk po komunikoni sa ç’duhet.

2. Seksi mund të jetë i dhimbshëm për të

Me kalimin e viteve, probleme të tilla janë të zakonshme në shtrat dhe s’do mend që nuk do dojë të bëjë seks. Mund të jetë thjesht një problem psikologjik, ndryshime në gjendjen e vaginës ose mbase thjesht ‘nuk ndihet seksi’. Gjëja më e mirë që mund të bëni është t’i rikujtoni bashkëshortes tuaj se vazhdoni të tërhiqeni prej saj, kuptoni kur ndihet më e qetë dhe gati për ndërveprim, gjithashtu kërkoni dhe mënyra të reja siç është lubrifikanti. Gjithashtu merreni shtruar gjatë aktit, femrat kërkopjnë më shumë kohë për t’u argëtuar seksualisht, prandaj përpiquni të kaloni gradualisht nga një pozicion në tjetrin.

3. Kaloni ditë të tëra pa e prekur

Seksi është më shumë se thjesht seksi. Është një mekanizëm gradual, puthja që shkëmbeni në mëngjes. Prekja është kryesore për t’i treguar bashkëshortes tuaj që tërheqja është më e fortë se kurrë. Fokusohuni në kontaktin fizik çdo ditë, mos nxitoni tek seksi. Uluni pranë saj në divan, kapini dorën, fërkojini qafën. Mos e bëni të mendojë që ju e prekni vetëm kur dëshironi të bëni seks.

4. Është shumë e lodhur

“Jo sot zemër, jam shumë e lodhur”, ndonjëherë vërtet do të thotë “jo sot zemër, jam shumë e lodhur”. Pas një dite të lodhshme në punë, ka shumë gjasa që partnerja juaj të jetë e lodhur dhe të mos e ketë mendjen te seksi. Përpiquni ta qetësoni dh eta bëni të ndihet më mirë, kjo nuk mund të arrihet nëpërmjet seksit. Jepi pak kohë për të qëndruar vetëm, do të shihni që dhe intimiteti juaj do të ndryshojë.
 
5. I jeni mërzitur

Shumë vite më parë studiuesit zbuluan se gjithçka që nevojitet për një jetë seksuale të kënaqshme është: shëndeti i mirë dhe një partner i interesuar dhe interesant. Pyeteni veten: Kur partnerja juaj ju sheh sot, vazhdon të shohë tek ju atë djalin interesant dhe bindës me të cilin ra në dashuri, apo keni humbur pak nga shkëlqimi juaj? Për t’u rikthyer në atë që keni qenë, kërkoni brenda vetes dhe interesave tuaja, përpiquni të lidheni me atë person jashtë martesës tuaj.
 
6. Seksi është bërë rutinë

Nëse gjërat janë bërë të parashikueshme në jetën tuaj seksuale, atëherë ka ardhur koha ta bëni seksin pak më pikant. Ndërroni vendin, bëjeni dhomën më seksi, vendosni qirinj aromatikë ose muzikë të lehtë, rregulloni atmosferën për romancë. Përdorni imagjinatën, luani me role. Shijojeni këtë moment me personin tuaj të zemrës, do të përmirësojë intimitetin tuaj dhe do të argëtoheni.
 
7. Ka humbur lidhja emocionale mes jush


Përqëndrohuni më shumë në lidhjen emocionale që ndani me partneren tuaj. Kur ndihen mirë shpirtërisht, femrat janë më të hapura ndaj seksit dhe kjo vlen edhe për meshkujt. Ndani me njëri-tjetrin gjërat që pëlqeni më shumë në marrëdhënien tuaj. Pasi të keni mbaruar me këtë pjesë, flisni për gjërat që ju pëlqejnë në shtrat, kjo do t’ju ndezë më shumë seksualisht.
 
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot