7 ditë nga zgjedhjet, Basha-Ramës: Koha jote mbaroi, lutesh kot për bashkëqeverisje

Kryetari PD-së Lulzim Basha, nga Blinishti i Zadrimës, deklaroi se koha e Ramës përfundon më datë 25 prill. Basha theksoi se sipas tij kryeministri lutet më kot që të jetë pjesë e koalicionit për ndryshim, duke shtuar se me ndryshimin duhet që të bashkohen edhe socialistët e zhgënjyer.

“Vëllezër dhe motra, këto janë orët e fundit të 8 viteve vuajtje dhe halle, që kanë pllakosur anembanë vendit. Kanë pllakosur vende të cilat nuk i kanë pasuritë e Zadrimës dhe zadrimorëve. Kanë pllakosur fshatra të zbrazura nga fermerët dhe rinia, por kanë pllakosur edhe këtë tokë dhe këtë mrekulli të Zotit. Që puna dhe djersa juaj e ktheni në një mrekulli të vullnetit dhe të vlerës themelore që shënon përparimin e familjes, përparimin e shoqërisë që është puna e ndershme. Nuk ka në Shqipëri, nuk ka në Ballkan, nuk ka në Europë si djersa e ndershme e zadrimorëve.

Punë, familje, besim në Zot Zadrima i ka të gjitha që të jetë që sot pjesë e Bashkimit Europian. Por në Zadrimë kudo si në Shqipëri këto 8 vite kanë sjellë vetëm  fatkeqësi, vetëm mjerim. Zadrimorët nuk i kanë parë asnjë ditë të vetme hajrin këtyre  8 viteve të mbushura me lëngatë, me dështim për shkak të një njeriu që vuri interesat e tij dhe te kastës së tij mbi interesat e të gjithë shqiptarëve. Vjen prapë vërdallë pas 8 viteve dështime dhe kërkon edhe 4 vite të tjera, që do të ishin shkatërrimtare për Shqipërinë tonë.  Edi Rama, koha e dështimeve të tua ka mbaruar, koha jote mbaron në 25 prill. Fermerët e Zadrimës mbetën si të gjithë fermerët shqiptarë pa subvencione. Hidhini sytë në shtetin më të ri të Europës, tek vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë, fermerët e subvencionuar.

Hidhini sytë në Maqedoninë e Veriut e në veçanti tek fermerët, vëllezërit dhe motrat tona shqiptarë atje të gjithë të subvencionuar, vetëm fermeri shqiptar në vendnumëro për 8 vite sepse paratë i keni paguar, çmimin e naftës e keni paguar, çmimin e energjisë e keni paguar, marrëveshjet abuzive me OSHE-në vazhdoni t’i paguani, por kurrë nuk morët mbrapa asnjë qindarkë, as subvencione, as investime. Ka një autor dhe një përgjegjës që 8 vite me radhë Zadrima e bekuar ndenji në vendnumëro”, tha Basha.

Lideri demokrat tha se Edi Rama lutet për bashkëqeverisje, pasi sipas tij e ka kuptuar se do të humbasë pas 7 ditësh. “Më kot lutet që të jetë pjesë e bashkëqeverisjes me koalicionin tonë për ndryshim. Ju e dini përse e bën? Sepse e ka kuptuar se në 25 prill, ai humbet dhe Shqipëria fiton. Sepse e ndjen edhe ai atë që ndjeni ju dhe unë, forcën e pandalshme të ndryshimit që po vjen” tha ai.


Lajmi kryesor:

Basha-Ramës: Koha jote mbaroi, lutesh kot për bashkëqeverisje! Për 8 vite iu vure qytetarëve në qafë lakun e mjerimit, pjesëmarrja në zgjedhje do të jetë masive


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë