7 fakte të çuditshme rreth udhëtimit të familjes mbretërore

7 fakte të çuditshme rreth udhëtimit të familjes mbretërore

Dukesha Kate dhe princi William

Familja Mbretërore ka një listë të madhe të rregullave që duhet të merren parasysh përpara se ndonjë prej anëtarëve të saj të niset në  një udhëtim. 

Këto rregulla zbatohen për bagazhet e tyre, ushqimin apo gjërat që duhet të merren me vete.

Disa nga këto detyrime duken absurde, por arsyet që qëndrojnë pas tyre janë në të vërtetë të qarta dhe logjike.

Bright Side ka një listë të rregullave të çuditshme por të rëndësishme që anëtarët e Familjes Mbretërore duhet të ndjekin kur udhëtojnë. 

1.Udhëtimet e tyre janë të shkurtra dhe të mërzitshme

Princat, dukat, madje edhe mbretëresha mund të ëndërrojnë vetëm udhëtime plot shëtitje, ekskursione dhe vizita në kafene. 

Sigurisht, ata mund të lejojnë të vizitojnë çdo pjesë të botës, kështu që ne nuk mund të ndjehemi kaq keq për ta.

Shumicën e kohës, anëtarët e familjes mbretërore kalojnë orët e tyre në mbledhje zyrtare dhe çdo minutë i përket një programi të ngushtë e të mirë përcaktuar.

Ata madje e dinë kohën e saktë kur duhet të linin një ngjarje dhe të futeshin në  makinë. 

Ata zakonisht kanë vetëm 40 minuta kohë  për të vizituar vendet më  tërheqës në botë kur janë në udhëtime.

2.Ata duhet të kenë veshje identike

Asistentja dhe stilistja personale e Mbretëreshës, Angela Kelly merr gjithnjë 2 veshje identike për Elizabeth II. 

Pra, në rast të ndonjë emergjence të pakëndshme, ajo shpejt duhet të jetë në gjendje të ndryshojë para se dikush të vërejë ndonjë gjë. 

Nuk duhet të ketë njolla, vrimë apo qepje.

3.Ata gjithashtu duhet të kenë një kostum të zi

Monarkët duhet të kenë gjithmonë një veshje të zezë në bagazhin e tyre.

Nuk është për raste zyrtare, është një veshje e veçantë në rast se ndonjë nga të afërmit ose miqtë e tyre vdesin ndërsa ata janë jashtë vendit. 

Në këtë mënyrë, pas kthimit të tyre do të vishen siç duhet.

Ky rregull u zbatua pasi babai i Elizabeth II vdiq në 1952 ndërsa ajo ishte në Afrikë. 

Kur u kthye në shtëpi, asaj iu desh të priste një kostum të zi për të mbërritur ndërsa ishte brenda aeroplanit.

4. Ata duhet të kenë një furnizim me gjakun e tyre

Ne besojmë se kjo është gjëja më e pazakontë që mund të gjendet në bagazhet e një anëtari mbretëror.

Por sipas protokollit, ata duhet të marrin me vete furnizimin e gjakut në rast të urgjencës.

Për më tepër, duhet të jetë një mjek i pranishëm për të kryer transfuzionin e gjakut, kështu që një mjek personal udhëton gjithmonë me anëtarët e familjes mbretërore.

5.Ata shoqërohen nga një grup i madh asistentësh

Kudo që të shkojnë, ata marrin me vete një grup të madh asistentësh. 

Sekretarët, parukierët, truprojat, stilistët, të gjithë ata që mund të jenë të dobishëm gjatë një udhëtimi do të shkonin patjetër me familjen. 

Mbretëresha ka 34 asistentë, kurse duka e Kembrixhit ka rreth 10 ndihmës.

Meghan dhe Harry shoqërohen vetëm nga disa mdihmës  dhe një stilist personal.

6. Ata duhet të dinë të përshëndesin njerëzit në të gjitha gjuhët e botës

Duke qenë përfaqësues të monarkisë britanike, anëtarët e familjes duhet të mësojnë se si t'i përshëndesin njerëzit në gjuhë të ndryshme. 

Ata gjithashtu duhet të dinë dhe të jenë në gjendje të demonstrojnë rregullat e mirësjelljes së vendit që ata do të vizitojnë. 

Ata gjithmonë kanë asistentët e tyre që i përgatisin ata për një udhëtim të rëndësishëm. 

Gjithashtu shoqërohen gjithmonë nga përkthyes, për të shmangur çdo pauzë në dialog dhe t'i përgjigjen shpejt  çdo pyetjeje.

7. Një menu individuale për secilin anëtar të familjes

Punonjësit në  pallat negociojnë paraprakisht kërkesat e ushqimit me kuzhinierët e huaj që do teë jenë me pjesëtarët mbretërorë.

ËShtë e ndaluar të shtohet  qepë ose shumë erëza, për të mbajtur frymën të freskët, ushqime deti, ose ushqime të tjera. 

Sa i përket mbretëreshës, ajo mban një gjellë sekrete,  pasi mendon se kjo pjatë do t’i shërbehet përgjithmonë asaj. 

Le të pranojmë se është me të vërtetë e vështirë të jesh një anëtar i familjes mbretërore pavarësisht gjithë pasurisë dhe famës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë