Liverpuli i ka shkaktuar humbjen e parë Manchester City-t pas 22 javësh në kampionatin anglez të futbollit me rezultatin 4-3. Sfida që dhuroi 7 gola ishte e mbushur me spektakël dhe emocione deri në fund, ashtu siç di të dhurojë vetëm Premier League.
/Shqiptarja.com
Serinë e golave e hapi Alex Oxlade-Chamberlain për Liverpul, Leroy Sane vendosi paqen në pjesën e parë, ndërsa 5 golat e tjerë ishin për pjesën e dytë. Me fillimin e pjesës së dytë Roberto Firmino dhe Sane kaluan në avantazh Liverpulin, ndërsa Mohamed Salah bëri poker.
Bernardo Silva dhe Ilkay Guendogan në fund të ndeshjes ngushtuan diferencën, por pa mundur që të barazojnë duke dalë me kokën ulur nga mitiku i të kuqve.
d.b/shqiptarja.com












