7 gola me Teutën, Austria: SMS
e mbrojtësit,si e trukoi ndeshjenEkskluzive/Austriakët, letër-porosi: Hetoni!

7 gola me Teutën, Austria: SMS<br />e mbrojtësit,si e trukoi ndeshjenEkskluzive/Austriakët, letër-porosi: Hetoni!
Tashmë është zyrtare, Teuta e Durrësit është nën hetim nga organet e drejtësisë të Austrisë për trukim të rezultatin të ndeshjes miqësore të futbollit Austria Wienn-Teuta, e luajtur më 21.06.2016 në Seeboden të Austrisë dhe që ka përfunduar 7-2 për austriakët.

Ekipi shqiptar dyshohet se ka humbur qëllimisht me rezultat të thellë për të përfituar financiarisht nga bastet sportive. “Shqiptarja.com” ka siguruar letër-porosinë që kanë dërguar autoritetet e drejtësisë austriake atyre shqiptare në mënyrë që hetimet të vazhdojnë edhe në vendin tonë. Nga pala austriake kërkohet prej Prokurorisë shqiptare që të merren në pyetje në kuadër të hetimit për trukimin e kësaj ndeshje disa shtetas shqiptarë.

Për hir të kofindecialitetit në letër-porosinë që ka siguruar “Shqiptarja.com” emrat e personave janë fshirë, por nga burime mësohet se bëhet fjalë për disa lojtarë të Teutës dhe pjesë e stafit të skuadrës dhe se mund të jenë jo pak por rreth 5 persona. Këta shtetas shqiptarë akuzohen nga drejtësia austriake për veprën penale të “Mashtrim i rëndë”. Gjykata e Tiranës i ka dhënë autorizimin e saj Prokurorisë së Tiaranës për të proceduar sipas kësaj letër-porosie të austriakëve dhe së shpejti të dyshuarit të do të merren në pyetje.

Austriaket: Të hetohen 2 portierët, 2 mbrojtësa e trainieri
 
Për këtë arsye autoritetet e drejtesisë Austriake, përkatësisht Prokuroria Salzburg Austri, i kanë kerkuar autoriteteve tona gjyqësore nëpërmjet letërporosisë, marrjen në pyetje të shtetasve shqiptare :
1.Shpetim Moçka, i datëlindjes 20.10.1989, Portier
2.Bledjan Rizvani, i datëlindjes 02.07.1985, Portier
3.Rustem Hoxha, i datëlindjes 21.07.1991, Mbrojtës
4.Erand Hoxha, i datëlindjes 25.05.1985, Mbrojtës
5.Juljan Ahmetaj, i datelindjes 24.05.1979, Trainjer

[gallery]21879[/gallery]
Telefonat dhe “arratisja”, zbardhet SMS-ja: Lejuam dy gola 
Sipas palës austriake një nga provat më të forta që ata kanë janë ato që kanë zbuluar nga celularët që u kanë sekuestruar lojtarëve shqiptarë, sidomos të njërit prej tyre. “Përveç kësaj nga vleresimi i telefonit mobil të të pandehurit të katërt ***Gjate marrjes në pyetje nga policia të pandehurit mohuan çdo veprim penal. Meqënëse ata u kthyen në Shqipëri përpara vleresimit të telefonave mobil, ata nuk mund të konfrontoheshin me materialin e provës, i cili i rëndon shumë ata”, thuhet në letër-porosinë e austriakëve.

Përveç kësaj nga vleresimi i telefonit mobil të të pandehurit të katërt Erand Hoxha doli që ky ka pranuar në një mesazh të derguar një personi me emrin B.D, që ekipi i tij në ndeshjen kunder FK Austria Vien ka lejuar dy gola.


Faksimile e leter-porosise austriake per autoritetet shqiptare per hetimin e ndeshjes



Historia e ndeshjes së dyshuar
Ndeshja për të cilën drejtësia austriake është e bindur që është manipuluar është zhvilluar në verën e vitit të kaluar në Austri. Gjatë fazës përgatitore në prag të fillimit të sezonit futbollistik 2016-17 skuadra e Teutës ka qenë në Austri ku ka zhvilluar më 21 qershor një ndeshje përgatitore me ekipin vendas Austria Wienn. Austria e Vjenës siç shqitohet, është një nga skuadrat më të mira të Austrisë dhe fitorja e saj me Teutën nuk do përbënte lajm në vetvete. Mënyra se si erdhi kjo fitore e sidomos rezultati i thellë krijuan dyshime. Teuta pësoi katë gola në pjesën e parë, që përfundoi 4-0. Sapo filloi e dyta ekipi durrsak ngushtoi rezultatin me dy gola që shënoi, por më pas pësoi edhe tre të tjerë duke e mbyllur ndeshje me humbjen 7-2. Pikërisht tek golat e pësuar në fund të ndeshjes, sidomos për dy të fundit ngrihen dyshimet më të mëdha nga drejtësia austriake.

VIDEO - FK Austria Wien - KS Deuta Turres 7:2
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS