Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka kërkuar që shkollat e Shqipërisë dhe ato të Kosovës të binjakëzohen.

Kjo kërkesë e tij është bërë sot në 7 marsin, Ditën e Mësuesit, teksa ka qenë i pranishëm në shkollën e Mesme “28 Nëntori”, në Prishtinë.
 
Duke i uruar festën e mësuesit, ai shprehu domosdoshmërinë e një bashkëpunimi apo binjakëzimi me shkollat teknike dhe profesionale të Shqipërisë për një shkëmbim vlerash dhe eksperiencash.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)