7 Marsi, nxënësit e shkollës 'Servete Maçi' mbjellin pemë për mësuesit, Veliaj: Shembulli se na duhen qytetarë të mirë, që vendi të ecë përpara

Festa e mësuesit ka qenë një simbolikë e bukur për nxënësit e shkollës “Servete Maçi”. Ata kanë zgjedhur të japin kontributin e tyre, duke mbjellë pemë në parkun e Liqenit Artificial. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili iu bashkua aksionit, vuri në dukje se përveç të qenit nxënës të mirë në mësime, mbi të gjitha, është shumë e rëndësishme fakti i të qenit qytetarë të mirë.

“Është shumë e rëndësishme që ne, mbi të gjitha, të jemi qytetarë të mirë. Notat janë të rëndësishme. Unë besoj se kush i përkushtohet shkollës, do ecë shumë përpara në jetë, por është po aq e rëndësishme të jemi edhe qytetarë të mirë, jo secili për vete, por të mendojmë pak edhe për qytetin”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku gjeti rastin të shprehë mirënjohjen dhe respektin për mësuesit dhe mësueset e kryeqytetit, të cilët kontribuojnë në formimin e brezave të rinj dhe vlerësoi faktin se sot, kujdesi për natyrën, po merr një rëndësi të veçantë.

“Gëzuar 7 Marsin mësuesve dhe mësueseve të mrekullueshme të Tiranës. Po shikoja ato mimozat atje, që nuk i ka shkulur askush, shoh kumbullat e qershiat që kanë çelur lulet, sepse kur isha unë në moshën tuaj, liqeni pësonte një batërdi. Vinin të gjithë shkulnin mimozat, kumbullat e qershitë, me demek që të kënaqej mësuesja për 7 Marsin. Në fakt, ne prishnim natyrën, kurse sot është një kënaqësi e madhe kur shikon sa kemi ndryshuar”, u shpreh Veliaj.

Për kreun e Bashkisë, kontributi që të rinjtë japin në gjelbërimin e qytetit është një shenjë që ata do i shoqërojë gjithë jetën.

“Fakti që ju sot keni mbjellë ca pemë që do rriten bashkë me ju dhe që do kenë moshën tuaj e që do i shihni gjithë jetën, do keni mundësinë që të thoni se pavarësisht detyrave që do bëni në jetë, kur ishit në shkollë mbollët ca pemë, latë një shenjë në qytet dhe ajo shenjë do t’ju shoqërojë gjithë jetën. Ju falënderoj me gjithë zemër”, përfundoi Veliaj.

G.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin