7 mënyra si të pastroni thjesht zorrën e trashë (FOTO)

7 mënyra si të pastroni thjesht zorrën e trashë (FOTO)

Zorra e trashë është 5 metra e gjatë. Ajo zakonisht priret të ketë problem me funksionin e saj dhe e gjithmonë i kushtojmë pak vëmendje. Ajo luan një rol të rëndësishëm në jetën tuaj të përditshme dhe për këtë arsye nuk duhet t’i injorojmë. Ja disa nga rregullat që nuk duhet të anashkalohen për funksionin  sa më të mirë të zorrëve.

1. Shtoni në dietën tuaj vitamin C.

Kjo vitaminë gjendet në shumë fruta dhe perime dhe ju ndihmon në pastrimin e zorrës thote një studim i vitit 2015. Prandaj duhet të konsumoni lakër jeshile, brokoli, luleshtrydhe dhe limon.

2. Përdorni probiotikë, bakteret miqësore që mbrojnë zorrën e trashë.

Hulumtimet sugjerojnë që probiotikët mund të ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e kancerit të zorrës së trashë. Këto “baktere të mira” ndalojnë inflamacionin dhe përmirësojnë konsistencën e lëvizjes së zorrëve, dy funksione  të shëndetit të tretjes që kanë të bëjnë me zorrën e trashë. Nivele të larta të probiotikëve gjenden në ushqime të fermentuara si kosi grek, uthulla e mollës, djathi etj.

3. Shtoni niseshte në dietën tuaj

Niseshtet rezistente, që gjenden në ushqimet bimore si patatet, orizin, bishtajoret, bananet jeshile ndihmojnë në një zorrë të shëndetshme duke rritur mikroflorën e zorrëve. Gjithashtu, një rishikim i vitit 2013 mbi niseshten rezistente përcaktoi se ato zvogëlojnë rrezikun për kancer të zorrës së trashë.

4. Pini më shumë ujë për të rregulluar tretjen.

Mungesa e lëngjeve është një shkak i zakonshëm i kapsllëkut. Kështu që pirja e 1,5 deri 2 litra ujë në ditë mund të parandalojë këtë. Një mënyrë tjetër për të ndihmuar në plotësimin e nevojave tuaja për marrjen e lëngjeve është përfshirja e frutave dhe perimeve që kanë një përmbajtje të lartë uji, si kastravecat, kungull i njomë, selino, domate, pjepër dhe luleshtrydhe.

5. Sigurohuni që të hani shumë ushqime me fibra të lartë.

6.Çajrat bimorë ndihmojnë në përmirësimin e   funksionit tretës së zorrës së trashë.

7. Provoni një ‘lavazh’ me ujë të kripur.

Një studim i vitit 2010 vërtetoi që uji i kripur pastron zorrën e trashë. Çdo mëngjes, para se të konsumoni ushqim përzieni 2 lugë çaji kripë në një gotë me ujë të vakët. Pini atë shpejt dhe përsërisni këtë proces edhe në mbrëmje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marjana: 21/09/2021 07:39

    Sali berisha esht njesh dhe nuk ka tjeter si ai

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shkuan të verifikojnë personat me ndihmë ekonomike, kërcënohen me armë punonjësit e Task Forcës në Pogradec

Shkuan të verifikojnë personat me ndihmë ekonomike, kërcënohen me armë punonjësit e Task Forcës në Pogradec