Pas 7 orësh luftë, janë neutralizuar flakët e zjarrit masiv në Dhërmi. Një vatër zjarri u aktivizua në orët e mbrëmjes së djeshme, por situate u kthye në alarmante brenda disa minutave. Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës me tre automjete zjarrfikëse të stacionuara gjatë gjithë natës, flakët përhapeshin me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë.
Zjarri rrezikoi edhe disa banesa e biznese aty pranë. Rreth orës 05:00 të mëngjesit të kësaj të premte flakët janë shuar. Report Tv ka mësuar se proptagonist për neutralizimin e zjarrit në Dhërmi është bërë një zjarrfikës i moshës 30-vjeç, S.Dh, i cili ka zbritur me litar në një greminë rreth 70 m të thellë, ku edhe ka gjetur vatrën e zjarrit. Banorët e kanë cilësuar atë si heroin e kësaj ‘beteje’ për të asgjësuar zjarrin.
Flakët po përparonin me shpejtësi dhe nëse nuk bëhej e mundur shuarja, atëherë jo vetëm do ishin shkrumbuar sipërfaqe të mëdha pylli, por njëkohësisht rrezikoheshin seriozisht disa shtëpi banimi si dhe biznese.
Kjo puna e te dy shtatave eshte genjeshter... si deshmitar okular, zjarrfikesit erdhenne kohe dhe zjarri u shua per nje ore, zjarri ishte i izoluar nga rruga automobilistike nga njera ane... bimesia nuk eshte aq e zhvilluar....policia punoi korektesisht dhe krey detyren ... por shkrimi ekzagjerohet...
Përgjigju