Në orët e para të mëngjesit të sotëm, autoritetet italiane kanë ekzekutar 7 urdhër arreste, në kuadër të operacionit “Biznes Familjar”, ndaj një grupi kriminal i cili trafikonte kokainë në Belgjikë, Itali dhe Shqipëri. Mediat italiane bëjnë të ditur se droga sigurohej në Amerikën e Jugut dhe më pas shitej në tregun e Romës.
Në shtetin fqinjë janë arrestuar 4 shqiptar Aleks Boci 38 vjeç, Florian Prendi 31 vjeç, Edmir Hatijia 41 vjeç, Elidon Shpërdhjea 38 vjeç si dhe 3 shtetas italianë. Hetimi mësohet se ka filluar pas mbarimit të operacionit “La Romaia” në 10 tetor, i cili çoi në arrestimin e 18 personave, të cilët kishin lidhje me organizatën mafioze, Ndragheta.
Shtetasit shqiptarë që u arrestuan në Shqipëri, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal janë:
Edmir Hatija, 41 vjeç, banues në Fier dhe Elidon Shpërdheja, 38 vjeç, banues në Fier.
Njoftimi i policisë
Itali-Shqipëri/Goditet një grup me veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve në vendet e BE dhe pastrimit të parave
Operacioni i koduar “AFFARI DI FAMIGLIA”, u organizua dhe finalizua falë bashkëpunimit mes strukturave të hetimit të narkotikëve të dy policive, italiane dhe shqiptare, në veçanti me grupin operativ të Guardia di Finanza të Romës.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me forcat policore italiane të shërbimit Antidrogë kanë ekzekutuar njëkohësisht në Itali dhe Shqipëri urdhër arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroria e Romës në kuadër të operacionit "Affari di famiglia", për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve” dhe “Pastrimit të parave”.
Në Shqipëri u arrestuan 2 shtetas shqiptarë, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal:
• Edmir Hatija, 41 vjeç, banues në Fier;
• Elidon Shpërdheja, 38 vjeç, banues në Fier.
Ndërkohë në Itali janë arrestuar 5 shtetas, 3 italianë dhe 2 shqiptarë.
Grupi kriminal ishte i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e Romës.
Droga e llojit kokainë vinte nga Holanda dhe Belgjika. Po vijon puna në bashkëpunim me shërbimin ndërkombëtar të dy organizatave policore dhe policive kriminale për shkatërrimin e grupit kriminal dhe sekuestrimin e aseteve.