Të paktën 7 persona humbën jetën nga stuhitë dhe shirat e rrëmbyer që goditën Francën, Zvicrën dhe Italinë gjatë fundjavës. Zvicra raporti këtë të hënë se 4 persona humbën jetën pasi shirat e fortë shkaktuan rrëshqitje dheu në Zvicrën juglindore, në kantonin e Ticinos.
Ndërsa një tjetër burrë raportohet të jetë zhdukur në Valais, tha policia zvicerane. Me qindra persona u evakuan po në këtë kanton nga shërbimet e emergjencës Shërbimet eemergjencave në Zvicërs pasi rrugët u mbyllën nga vërshimet e lumit Rhone.
Moti i keq po e bën shumë të vështirë punën e shpëtimit edhe në disa lugina në kantonet jugore të Ticino dhe Valais, pranë kufirit me Italinë, në të cilat është shkëputur edhe energjia elektrike.
Në Francë, tre të moshuar vdiqën në rajonin verilindor Aube, kur një pemë goditi makinën ku ata udhëtonin, ndërsa pasagjeri i katërt është në gjendje kritike.
Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet, po ashtu, kanë mbërthyer luginat alpine midis Piemontes dhe Valle d'Aosta në Itali. Autoritetet vendase po përballen me situata aspak të lehta. Sot alarmi për përmbytje u zhvendos edhe në rajonet e Venetos, Emilia Romagna dhe Friuli Venezia Giulia.
Në Val D`Aosta në rrjetet sociale u publikuan imazhe të përmbytjeve spektakolare dhe ujërave që vërshonin nga shpatet e maleve. Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës i nxitur nga aktiviteti njerëzor po rrit ashpërsinë, frekuencën dhe kohëzgjatjen e episodeve ekstreme të motit si përmbytjet dhe stuhitë.