'7 vite korruspsion u kanë kushtuar shqiptarëve 6.2 miliardë euro', Tabaku: Ramavirusi pengon zhvillimin e sipërmarrjeve

'7 vite korruspsion u kanë kushtuar shqiptarëve 6.2 miliardë euro', Tabaku: Ramavirusi pengon zhvillimin e sipërmarrjeve

Jorida Tabaku, ish-deputetja e PD-së, thotë se në këto 7 vite korrupsioni u ka kushtuar shqiptarëve 6.2 miliardë euro. Tabaku i referohet të dhënave nga Transparency International, Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe të dhënave të tjera, që sipas saj tregojnë se Shqipëria nuk është e varfër, por e vjedhur. Ndër të tjera ajo thotë se Ramavirusi është përgjegjësi kryesor që pengon zhvillimin e sipërmarrjes vendase dhe të huaj.

"Plot 7 vite korrupsion u ka kushtuar shqiptarëve 6,2 mld euro- konfirmimi këte here vjen nga KLSH.

Janë 6.2 mld euro që mund të ishin përdorur për ekonominë, infrastrukturën, investime publike në shërbim të qytetarëve. Janë miliarda që vijnë nga taksat e qytetarëve, nga xhepat e tyre, djersa e ballit të tyre dhe që kanë shkuar për llogaritë personale të qeveritarëve dhe oligarkëve, përmes korrupsionit.

Në cilindo raport që ka lidhje me ekonominë dhe manaxhimin e parave, shqiptarët dhe sipërmarësit lexojnë problemin strukturor dhe sëmundjen që buron nga kjo qeveri; korrupsionin.

Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur, rë rrënuar nga korrupsioni, që vret çdo ditë nga pak ekonominë tonë të përbashkët dhe ekonominë e çdo familje.

Po na e thotë Transparency International, ku korrupsioni me 880 milionë euro në vit përkthehet 23 vende më poshtë në renditje.

Po na e thotë Dhoma Amerikane e Tregtisë, që nxjerr korrupsionin si një nga arsyet kryesore pse bizneset dështojnë në Shqipëri.

Çdo gjetje e Eurobarometrit flet për korrupsion të përhapur në Shqipëri, në dogana, në tatime, në shëndetësi, në hipoteka, kudo ka vetëm zhvatje të qytetarit sipas modelit të krijuar nga kreu i qeverisë.

RAMAVIRUSI është përgjegjësi kryesor që pengon zhvillimin e sipërmarrjes vendase dhe të huaj. Korrupsioni i ngritur në sistem dhe që jeton përmes tenderave dhe koncesioneve (madje deri tek marrja e një vendi pune) po mbyll masivisht biznese, po rrit frikshëm papunësinë, po largon të rinjtë dhe po mban peng Shqipërinë.

Pa larguar Ramën, këto probleme që i zhysin shqiptarët më thellë në varfëri nuk largohen! Na duhet ndryshim, që të mos na vjedhin edhe vitin tjetër milionë euro të tjera taksa, të mos na vjedhin një rrugë më të mirë, një shkollë më të mirë, një pagë më të mirë,"-shkruan Tabaku në 'facebook'.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BALONA TABAKE: 01/07/2020 16:34

    O balona tabake na trego içik për babën tat kryehajdut. E je trash si shum nga të ndenjurat. Me lekët e vjedhura të Shqiptarve ke kullot mir e je trash mir. Haram gjaku e djersa e Shqiptarve.

    Përgjigju
  • Turi: 01/07/2020 14:44

    Sa sexy eshte bere kjo, mmmmm

    Përgjigju
  • Daku: 01/07/2020 12:25

    Te jan trashur mir vithet....pa lere te punoj ramavirusi....nuk do degjoj llapaqenet e sali kriminelit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë