70 filma të huaj në 'Dea festival' tek Artet. Regjisori: Kineastët tanë prodhojnë për ‘Oskar’-in (VIDEO)

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dea” rikthehet pranë artdashësve me rreth 70 prodhime kinematografike. Filma me metrash të gjatë, të shkurtër edhe dokumentarë do të prezantohen në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve, çdo ditë nga data 11 deri në 16 tetor. Organizatori i këtij Festivali, regjisori Edmond Topi, rrëfen përpjekjet për realizimin e këtij edicioni të shtatë të festivalit, në periudhën e pandemisë Covid 19.

“Edhe në këtë vit që ishte i çmendur edhe i çuditshëm, ne vendosëm ta bëjmë festivalin, edhe për fat të mirë do të jetë edhe në Tiranë, përveccse në Sarandë. Do të tentojmë ta zhvillojmë pranë Amfiteatrit të Universitetit të Arteve, me qëllimin që festivali të shërbejë edhe për ta ndërtuar atë si një kinema permanente në Tiranë”, thotë Edmond Topi.

Topi tregon se pandemia ka ndikuar në reduktimin e kineastëve të pranishëm fizikisht nga Evropa dhe bota, por jo në përzgjedhjen e filmave që janë në garë

“Në përzgjedhjen e filmave pandemia nuk ka ndikuar, pasi ishte bërë më herët. Ajo që bëri pandemia është që humbi dimensionin ndërkombëtar që kishte festivali, pasi rreth 50 kineastë nga më të njohurit në Europë janë pjesë e festivalit, edhe e kanë të pamundur për të ardhur. Juria bëhet nga tre kineastë të njohur të huaj, edhe dy shqiptarë, një nga Shqipëria dhe një nga Kosova”, thotë regjisori.

Regjisori e sheh këtë festival, si një mundësi të mirë që jo vetëm artdashësit të kthejnë vëmendjen nga kinemaje, por edhe komuniteti artistik të dialogojë për problematikat që hasen në kinemanë shqiptare

“Kinemaja shqiptare ka shumë pak lidhje me ‘Dean’, ne prodhojmë për të jashtmit, sepse kinemaja shqiptare e ka mendjen tek Oskarit. Kur ta kap do të flasim. Kinemaja shqiptare, mendon, prodhon me parat tonë për të jashtmit”.

Filmat do të prezantohen në open air, duke respektuar të gjitha rregullat e distancimit social, për shkak të Covid 19.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë