70 punëtorët e pushuar
protestojnë para Bashkisë

70 punëtorët e pushuar<br />protestojnë para Bashkisë
Mbi 70 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimit Funeral të pushuar nga puna kanë protestuar gjatë ditës së sotme para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar shpjegime në lidhje me këtë vendim.

Punonjësit shprehen se u është dhënë njoftimi për largimin nga puna, por dëshirojnë të marrin një sqarim për këtë cështje. Punonjesit protestojnë kundër vendimit për pushim dhe kërkojnë një zgjidhje nga bashkia.

Vendimi i reduktimit të personelit nga 87 persona në 17, erdhi pasi u vendos që ndërmarrja e Shërbimit Funeral të kalojë nën ndërmarrjen e Gjelbërimit.

Punonjësit shprehen se në bazën e vendimit të Këshillit Bashkiak, ata duhet t'i bashkëngjiteshin Ndërmarrjes numër 1 të Gjelbërimit. Por nënkryetari i Bashkisë u shpreh se nuk do të procedohet në këtë mënyrë duke qenë se punën e tyre do ta bëjnë punonjësit e Ndërmarrjes së Gjelbërimit.

"Bashkia nuk mund te paguaje dy persona për të njëjtën punë. Funksionet që kryheshin deri tani janë transferuar dhe janë pjesë e funksioneve të Ndërmarrjes numër 1 të kryeqytetit. Për rrjedhojë kemi edhe këto ndryshime të strukturës së personelit, të cilat janë plotësisht të justifikuara sepse shkurtojnë shpenzime të pajustifikuara që shkojnë për paga, që nuk i përgjigjen funksioneve specifike të punës që duhet kryer", tha Panariti. ah/Shqiptarja/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza