Rektorati i Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër ka pezulluar nga detyra dy pedagogët e arrestuar nga policia gjatë ditës së djeshme, pasi dyshohet se merrnin para nga studentët në këmbim të notave kaluese.
Simon Lufi, Shef i Departamentit të Historisë dhe Roakin Daberdaku zv.Dekan i Fakultetit të Filologjisë, janë pezulluar nga të gjitha funksionet që kryenin në universitet.
Në një deklaratë për mediat, Rektorati i Universitetit të Shkodrës thotë se respekton punën e organeve kompetente dhe i mbështesin ata për transparencë maksimale në këtë proces.
Një hetim i prokurorisë ka zbuluar dy pedagogët, në bashkëpunim me studentë dhe sekserë kishin krijuar një skemë korrupsioni në dhënien e provimeve kundrejt vlerave monetare 200-700 euro.
Në këmbim, pedagogët u kanë siguruar studentëve nota kaluese në provime të ndryshme ose vlerësime të larta, të cilat më pas do të shërbenin për regjistrimin në master.
Në lidhje me këtë skemë korrupsioni janë arrestuar 9 persona, mes tyre edhe dy pedagogët, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 4 studentë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com