LUSHNJE - Shefi i regjimit të brendshëm në Lushnje, Irakli Leka, është arrestuar mbrëmjen e sotme pas denoncimit në një emision investigativ, ku u zbulua se merrte para në këmbim të lejes së përkohëshme për të burgosurit.
Në emisionin investigativ "Stop", punonjësi i Bugut të Lushnjes u filmua duke marrë 700 euro në këmbim të lejes 5 ditore për një të burgosur.
Menjëherë ka reaguar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, duke deklaruar se ai është arrestuar në bashkëpunim edhe me SPAK.
Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi 2 i Kodit Penal.
Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:
Në lidhje me pamjet e transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, ku shfaqet një punonjës i Policisë së Burgjeve duke marrë vlera monetare në këmbim të një leje shpërblyese, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, dhe nën drejtimin e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka ndërmarrë menjëherë veprimet për identifikimin dhe arrestimin e tij.
Punonjësi i identifikuar është komisar I. L, me detyrë shef i regjimit të brendshëm në IEVP Lushnjë.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dënon me forcë çdo akt të paligjshëm dhe korruptiv që bie ndesh me etikën dhe misionin e sistemit penitenciar.
Distancohemi qartësisht nga veprime të tilla individuale, që nuk përfaqësojnë strukturën dhe angazhimin tonë për një administratë të ndershme, transparente dhe të përgjegjshme.
Komente










Do ta zevendesojne dhe avazi vazhdon.
PërgjigjuQenka distancuar dhe Drejtoria e Pergjithshme, nderkohe ky robi qe eshte arrestuar, jep zarfin cdo jave te drejtori vet dhe ky drejtori jep pjesen ne Drejtori te Pergjithshme. Eshte fakt i njohur jo vetem te burgjet, por kudo.
PërgjigjuFiks o lala.