700 kg drogë në Bari,policia shqiptare
mohon mediat italiane: S'është e jona

700 kg drogë në Bari,policia shqiptare<br />mohon mediat italiane: S'është e jona
Rreth 700 kg marijuanë me vlerë 5 milionë euro  është sekuestruar në brigjet italiane në Bari, në komunën Torre a Mare.
 
Ndërsa në pranga ra 64 vjecari Renato Colasuonno, trafikant i njohur droge në shtetin fqinj.
 
Ngarkesa është identifikuar  nga policia kufitare gjatë natës në brigjet italiane. Lëvizjet e  trafikanti  shtuan dyshimet e policisë, të cilët  e ndoqën në fshehtësi ndërsa  ngarkonte lëndën narkotike në automjet për ta transportuar në një banesë të braktisur ne Torre a Mare.
 
Sipas informacioneve të para të policisë italiane, ky operacion antidrogë ka nisur pas mesnatës, kur helikopteri i Rojes bregdetare të Barit ka identifikuar në mes të detit mjetin lundrues me një person në bord  i ngarkuar me thasë të dyshimtë.
 
Mediat italiane shkruajnë se lënda narkotike  është transportuar me një mjet lundrues nga Shqipëria. 
 
Por policia shqiptare përgënjeshtron lajmin duke deklaruar se sasia prej 700 kg kanabis nuk ka ardhur nga Shqipëria.
 
Sipas policisë shqiptare, "Nga hetimi rezulton se gomonia është nisur nga brigjet e Barit dhe është kthyer sërish në Bari.
 
Veprimtaria hetimore është e përqendruar në territorin italian dhe grupi kriminal është i përbërë nga shtetas italianë".
 
Reagimi i plotë i policisë shqiptare

Pas lajmeve të publikuara nga disa media sot, për kapjen e një gomoneje me lëndë narkotike në brigjet italiane, Policia e Shtetit e cila është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët, sqaron se ajo nuk është nisur nga Shqipëria dhe se është kapur më datë 24 tetor 2016 në orët e para të natës.
 
Repartet operative italiane, konkretisht Karabinierët e Nuklit Operativ, të mbështetur nga Nukli aereomobil i Komandës Provinciale të Barit dhe Nuklit të 6-të të Helikopterëve si edhe nga Kapiteneria e Portit të Guardia Kostiera të Barit, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit italian me iniciale Colasuonno.R, 64 vjeç, me precedentë penal, si trafikant lëndësh narkotike.
 
Autori u kap në flagrancë me gati 700 kg marijuana, e paketuar në 28 pako.
 
Gomonia u bllokua në Torre a Mare, në Bari, Itali.
 
Nga hetimi rezulton se gomonia është nisur nga brigjet e Barit dhe është kthyer sërish në Bari.
 
Veprimtaria hetimore është e përqendruar në territorin italian dhe grupi kriminal është i përbërë nga shtetas italianë.
 
Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar intensivisht me homologët e saj në Itali në lidhje me zhvillimin e hetimeve nëse janë të përfshirë bashkëpunëtorë me shtetësi shqiptare.



Redaksia online
(E.M/dy.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar