700 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit! 12 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 11,540 raste aktive me COVID! Shërohen 1,084 të tjerë

700 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit! 12 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 11,540 raste aktive me COVID! Shërohen 1,084 të tjerë

Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 700 raste të reja me koronavirus nga 3,025 testime të kryera. Fatkeqësisht 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Korça 48 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 66-71 vjeç, një qytetare nga Vlora 71 vjeçe, një qytetare nga Durrësi 78 vjeçe dhe një qytetar nga Elbasani 84 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 123 pacientë, 12 prej të cilëve në gjendje më të rënduar.

Sakaq, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1,048 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 251,477 prej fillimit të pandemisë. Në të gjithë vendin mësohet se janë 11,540 pacientë aktivë me COVID.

Krahasuar me një ditë më parë, ka rënie të lehtë të numrit të infektimeve ndërsa ai i viktimave mbetet i njëjtë.

Sa i përket infektimeve në 24 orët e fundit, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 277 në Tiranë, 47 në Shkodër, 42 në Durrës, 34 në Vlorë, 30 në Berat, 27 në Fier, nga 23 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, 18 në Korçë, 15 në Lushnje, 14 në Elbasan, 11 në Kuçovë, 10 në Lezhë, nga 9 qytetarë në Kavajë, Tepelenë, nga 7 qytetarë në Peqin, Pogradec, Kamëz, 6 në Poliçan, nga 5 qytetarë në Prrenjas, Përmet, Delvinë, Mallakastër, Kukës, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Mirditë, Kurbin, Vorë, Memaliaj, Devoll, Gramsh, 3 në Divjakë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Pukë, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Mat, Himarë, Kolonjë, Librazhd, nga 1 qytetar në Belsh, Cerrik, Skrapar, Dimal, Patos, Roskovec, Bulqizë, Dibër, Krujë, Shijak.   

Statistika (09 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore          700
Të shëruar në 24 orë       1048
Të shtruar në spitale       123
Humbje jete në 24 orë    6
Testime ditore                 3025 

Testime totale                1,701,905
Raste pozitive                 266,416
Raste të shëruara             251,477
Raste Aktive                    11,540
Humbje jete                     3,399 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë             4301
Fier                 1497
Shkodër          1088
Vlorë               922
Gjirokastër      837
Elbasan           768
Berat                637
Lezhë               477
Korçë               399
Durrës              295
Kukës               243
Dibër                76 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Partia anti-Berisha: Keqardhje për vendimin e Kushtetueses! Deputetët do zgjidhen nga kryetarët e jo qytetarët! Ne do zbatojë listat e hapura, të tjerët të na bashkohen

Partia anti-Berisha: Keqardhje për vendimin e Kushtetueses! Deputetët do zgjidhen nga kryetarët e jo qytetarët! Ne do zbatojë listat e hapura, të tjerët të na bashkohen