Jeton e vetme prej 20 vitesh, 70-vjeçarja e sëmurë bën apel për ndihmë

Shadije Bakalli, 70 vjeçe, e sëmurë dhe e vetme jeton në këtë shtëpi të mbërthyer nga lagështira dhe myku. Djali i saj i vetëm jeton larg dhe nënë Shadija na tregon se ata nuk i ruajnë marrëdhëniet me njëri-tjetrin prej vitesh tashmë.

Duke pirë kafenë e mëngjesit e vetme, nënë Shadija na tregon se si vështirësia në të ecur e ka detyruar atë të mos dalë nga dera prej 4 vjetësh. Nipërit, motrat dhe të afërmit janë ata që përpiqen t’ia lehtësojnë ditët nënë Shadijes.

Sot Shadije Bakalli bën apel për ndihmë pasi tavani i saj është në gjendje shumë të keqe duke rrezikuar që i gjithë shiu ti hyjë brenda në shtëpi. Gjendja e vështirë e ka bërë Nënë Shadijen që ta shohë të ardhmen me sy pesimist e madje duke pasur frikë se mos një ditë mund të vdesë e vetme.


E moshuara Shadije Bakalli duke folur për Report TV

27 vitet e punës në Kombinatin e Autotraktorëve nuk i kanë mjaftuar Shadije Bakallit as për të mbuluar shpenzimet mujore. Sot ajo ankohet se edhe pse e vetme faturat që i vijnë janë tepër të larta e të papërballueshme.

Edhe pse nënë Shadija e ndien mungesën e djalit të saj më shumë se çdo gjë tjetër, sërish nuk i ka kërkuar atij ndihmë në këto ditë tepër të vështira për të. Megjithëse nuk flet prej vitesh me djalin e saj, Shadije Bakalli sërish do të përcjellë mesazhin për vlerën që ka nëna në këtë realitet ku jetojmë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë