Një telefonatë në redaksi na çon drejt Shelcanit, 25 minuta larg qytetit të Elbasanit. Na pret Afërdita Elezi, një grua në moshë veshur me të zeza që dhimbja e jeta në skamje nuk ia ka zbehur buzëqeshjen.

“Afërdita jeton e vetmuar në një banesë të dëmtuar nga tërmeti.

“Unë iu drejtova Tv se me këto shtëpia që kam, tre vite që më ka vdekur burri shtëpia vetëm rrënohet. Jeta e vështirë vetëm sa s’ka më….”

Shtëpia e ndërtuar me gurë e baltë është amortizuar dhe rrezikon ta zërë brenda 72-vjeçaren.

“Kjo (shtëpia) nuk është ta merimetosh se muret i ka me baltë…

“Unë gjithë natën nuk fle gjumë, në mëngjes vetëm fle. Vetmia... rrofshi sa malet ju që erdhët. Marr dru në pyll se është ftohtë. Mjerë i vetmi pa fëmijë….”

Jeton e vetme me një pension pleqërie 10 mijë lek në muaj, gjysma e së cilit shkon për ilaçe, drita e ujë.

“Pension 100 mijë lek, 50 sjell në shtëpi unë, paguaj dritat ujin dhe blej ilaçe me ndihmojnë njerëzit e mi, ushqime më sjellin çunat e vëllait”. 

“Ju lutem më ndihmoni nga pak që të shikoj dhe unë dy ditë jetë se bën vaki vdes nesër, por bën vaki e jeton 10 vite”.

Afërdita Elezi nuk mundi të bëhej nënë, ndërsa bashkëudhëtari i jetës e la 3 vite më parë, pas një sëmundje të rëndë.

“Ai ndërroi jetë i ra sëmundja. Fëmijë nuk kam s'kam lënë prift e hoxhë pa shkuar, ngaqë s'kisha fëmijë, por ai diti ku aq pata shku me të, ai shkreu iku e unë ca të mire ka. Shpresat tek ju, vetem o shpirt nënë ditë”.

Drejtoria e Emergjencave civile në Bashkinë e Elbasanit na vë në dispozicion një dokument, sipas të cilit dëmet në banesa kanë ardhur nga amortizimi dhe jo nga tërmeti, ndaj Afërdita Elezi nuk përfiton nga fondet për tërmetin e shtatorit 2019. Pa asnjë ndihmë nga institucioni vendor, Afërdita u drejtohet për ndihmë shqiptarëve përmes ketij apeli në Report TV.

“Unë shpresat nuk i humb se nuk kam bërë keq….Të më ndihmojnë, të më ndihmojnë me gjithë ju në krye….”

*Në rast se dëshironi të ndihmoni Afërdita Elezin, mund ta kontaktoni në këtë numër 0692486378