75-vjetori i Çlirimit i Skraparit,Meta:
Të bashkuar rreth vlerave të lirisë

75-vjetori i Çlirimit i Skraparit,Meta:<br />Të bashkuar rreth vlerave të lirisë
Presidenti i Republikës Ilir Meta mori pjesë në 75-vjetorin e Çlirimit të rrethit të Skraparit. Gjatë fjalës së tij, Presidenti u shpreh se 5 Shtatori është një datë e rëndësishme, ndërsa populli i Skraparit nuk do t’i harrojë kurrë sakrificat e patriotëve.

“Kjo është një ngjarje e shënuar jo vetëm për Skraparin, por shumë e shënuar për gjithë popullin tonë. Njëngjarje që ndodhi vetëm pak ditë para Konferences së Lavdishme të Pezës. 5 Shtatori është një ngjarje shumë e rëndësishme sepse i dha një shkëndijë të fortë shprese dhe besimi se vendi mund të çlirohej, që pushtuesi mund të thyhej. Skrapari i dha mbi 2 mijë partizanë LANC-it , i dha 300 dëshmorë.
Populli i Skraparit nuk do t’i harrojë sakrificat dhe heroizmat e patriotëve te tij. Në Skraparin e çliruar u mbajt kongresi i parë i rinisë antifashiste. Sot duhet të jemi të gjithë të bashkuar rreth vlerave të L.A.N.Ç, rreth vlerave më të mira të lirisë dhe atdhedashurisë”,
theksoi kreu i shtetit

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave