75-vjetori i ngritjes së Arkivës së Shtetit, Begaj: Duhet të jetë institucion që jo vetëm grumbullon e ruan, por promovon diversitetin

75-vjetori i ngritjes së Arkivës së Shtetit, Begaj: Duhet të jetë institucion që jo vetëm grumbullon e ruan, por promovon diversitetin

Begaj dhe Bido

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në kremtimin e 75-vjetorit të ngritjes së Arkivit Qendror Shtetëror.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë ceremoni, presidenti i Republikës theksoi rëndësinë që ka arkivi i shtetit për ndërgjegjen kombëtare dhe kujtesën kolektive, ndërsa arkivistët i cilësoi si rojtarë të historisë.

Presidenti Begaj e konsideroi po aq historik edhe aktin e themelimit të Arkivës Shtetërore, duke theksuar vlerën e dokumenteve dhe materialeve të rralla, si dëshmitarë të lidhjes me lashtësinë dhe me traditën e vendeve të tjera evropiane.

Sipas Presidentit të Republikës, promovimi dhe aksesinë thesaret e Arkivit Shtetëror është me rëndësi për të njohur në mënyrë objektive të kaluarën tonë: Studimi i tyre nga ekspertët dhe historianët, - u shpreh Presidenti Begaj, - na ndihmon të kuptojmë rrënjët tona, të vlerësojmë përpjekjet e brezave të mëparshëm dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë mbi këtë bazë të fortë.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përgëzoi arkivistët shqiptarë që, me përkushtimin dhe dedikimin e tyre, kanë bërë të mundur dokumentimin dhe ruajtjen e fondit, ndërsa theksoi se paralel më këtë angazhim, një rëndësi themelore ka shërbimi publik, që garanton një të drejtë themelore të njeriut: ruajtjen e dokumentacionit të jetës e të pronës.

“Arkivat duhet të jenë të hapura, publike dhe transparente, natyrisht brenda hapësirës që lejon legjislacioni dhe etika. I kemi ende të freskëta në kujtesën tonë dëmet e pallogaritshme që pëson individi e shoqëria kur arkivat mbulohen nga fshehtësia apo aksesi i privilegjuar”, - deklaroi Presidenti i Republikës.

“Arkivi Qendror Shtetëror duhet të jetë një institucion që jo vetëm grumbullon e ruan, por edhe frymëzon e promovon diversitetin, aksesueshmërinë dhe transparencën për publikun”, - u shpreh Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Presidenti  Begaj i shoqëruar nga Drejtori i DPA-së Atdit Bido bëri një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, ku pa sallën e studimit të arkivës.

Kreu i shtetit  pasi vizitoi  investimet e reja si muzeun arkivor, atë digjital dedikuar të rinjve me synim njohjen e tyre me arkivën, përgëzoi drejtorin Bido për vullnetin, përkushtimin dhe profesionalizmit në transforminin e institucionit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut