Shënohen sot plot 76-vite që kur Krahina e Kolonjës përjetoi masakrën e kryer nga Vermahti Gjerman në fshatin Borovë.
E njohur si Masakra e Borovës, nazistët gjermanë kryen këtë ngjarje të tmerrshme kundër popullsisë civile duke marre jetën e 107 banorëve të Borovës, duke mos kursyer as gratë dhe fëmijët, si edhe dogjën rreth 100 shtëpitë e fshatit, por dhe kishat.
Ashtu sikurse çdo vit, edhe ketë herë familjarë e të afërm të viktimave të kësaj masakre dhe punonjës të institucioneve në Kolonjë janë ndalur tek varreza memorial, ku kanë kryer ceremoninë përkujtimore.
I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe Zv. Amdasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Dr. Johanes Ditrijsh i cili u shpreh se prezenca e tij sot, vjen si një formë e të kërkuarit ndjese për atë ngjarje tronditëse dhe se kjo ngjarje kujton se duhet të jetojmë në paqe.
"76 vite janë një kohë e gjatë por ne nuk duhet ta harrojmë të shkuarën, viktimat kanë të drejtë të përkujtohen për padrejtësitë barbare që i janë bërë, kanë të drejtë që emrat e tyre të ruhen në kujtesë. Katastrofat e luftës edhe vetë Gjermanisë është një paralajmërim i vazhdueshëm që paqja kurrsesi nuk është një gjë e vetëkuptueshme dhe që kërkimi i mirëkuptimit dhe pajtimit vazhdon të mbetet misioni ynë i kahershëm me të cilin duhet të përballemi sërish e sërish", tha zv.ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Johanes Ditrijsh.
Gjatë përkujtimores të pranishmit midis të cilëve dhe familjaret e martirëve, përfaqësues të komitetit të veteranëve të rrethit dhe organizatës së invalidëve të luftës kanë vendosur kurora tek memoriali përkujtimor.
Borova, simbol i luftës antifashiste shqiptare. E majta shqiptare duhet ti japë rëndësinë e duhur
Përgjigju