79 vjetori i çlirimit, Gramshi feston me sportet ujore

Me rastin e festës se 10 korrikut, 79 Vjetorit të çlirimit të Gramshit, Bashkia ka organizuar një sërë aktivitetesh ndër to edhe gara e peshkimit në Liqenin e Banjës.

Për të dytin vit radhazi me pjesmarrjen e 29 klubeve nga Shqipëria dhe Kosova, sportet ujore dhe gara e peshkimi u bënë pjesë e atmosferës festive në 79 vjetorin e Çlirimit të Gramshit, në liqenin e Banjes.

"Nga Durrësi Ssi sport i mirëfilltë e ushtrojmë prej 10 vitesh. Peisazhi këtu ëhstë fantastik. Kjo është hera e parë që vijmë dhe nuk do jetë e para pasi është kënaqësi të jemi çdo vit me këtë garë, që besoj do vazhdoj për vite me rradhë", thA Saimir Dauti, Kryetari i shoqatës së Peshkimit 'Teuta'.

“Peshkimi dhe gjuetia lindin së bashku me personin , plus trashëgohet dhe nga familja. Këtu është kapur një shumllojshëmri peshku, krap është kapur, mlysh por kryesisht sardele kapet në masë këtu”, shprehet Altin Bakiu.

"Jam Nertil Hoxha, Kam që në fëmijëri që e ushtroj sportin e e peshikimit por si profesionist këto 10 vitet e fundit. Vendi këtu është fantastik, shumë i bukur dhe i përshtatshëm këtu. vIj edhe për të peshkuar dhe për qejf", tha peshkatari.

Për Kryetarin e bashkisë së qytetit, aktiviteti të tilla duhet shndërrohen në një  traditë të përvitshme për ta kthyer Gramshin në një atraktivitet turistik.

"Në kuadër të festës së 10 Korrikut, ku është viti i dytë rradhazi ku ne si Bashki rikthejmë festën e qytetit. Ka pjesëmarrës nga qyteti i Gramshit, por edhe nga Durrësi, Tirana që marrin pjesë në këtë garë.  Ideja e Bashkisë është që ky liqen do të kthehet në një qendër të vertëtë argetimi dhe aktivitesh sportive", tha Besian Ajazi.

Me një pamje piktoreske, për çdo vizitor ndodhur në në pjesën qëndrore të jugut të Shqipërisë në fund të garës së peshkimit në liqenin e Banjës u ndanë dhe çmime, ku fitues i vendit të parë u shpall Altin Bakiu.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi